Sport

Avdiaj ka qëlluar një dështim në sulm, Tirana rinis bisedimet ne Ngoo, problem mbetet paga e lartë që kërkon anglezi

Shtatlarti kërkoi një rrogë prej 10 mijë eurosh në muaj, por drejtuesit bardheblu nuk ofrojnë më shumë se 8500 euro
Featured image of article: Avdiaj ka qëlluar një dështim në sulm, Tirana rinis bisedimet ne Ngoo, problem mbetet paga e lartë që kërkon anglezi Michael Ngoo

TIRANË– Në një moment që kampionati mund të fillojë nga momenti në moment, Tirana duket se nuk është gati në fazën e sulmit. Ernest Muçi nuk mjafton, ndërsa Avdiaj dhe Sasraku janë dy emrat që nuk po bindin. Në kushte të tilla, kampionët janë rikthyer edhe një herë te Micheal Ngoo.

Sezonin e fundit anglezi shënoi 13 gola duke dhënë një kontribut madhor në arritjen e titullit. Bisedimet mes palëve kanë nisur dhe po punohet për gjetjen e një akordi. Merkato është mbyllur, por Tirana ndihmohet nga fakti që 27-vjeçari nga Londra është një lojtar i lirë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shtatlarti kërkoi një rrogë prej 10 mijë eurosh në muaj, por drejtuesit bardheblu nuk ofrojnë më shumë se 8500 euro.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment