
SHBA- Artistja shqiptare me famë botërore, Ava Max ka publikuar projektin e saj të ri muzikor. “OMG What’s Happening” mban titullin kënga e re e saj që në shqip do të thotë “ O Zot, çfarë po ndodh”, këngë e cila u publikua vetëm në versionin audio, ndërsa artistja me origjinë nga qyteti i Sarandës thotë se kjo është një nga këngët e saj të preferuara.
View this post on Instagram
One of my favorite songs on the album…Omg. Tomorrow!! #OMGWhatsHappening
Ky prodhim muzikor është pjesë e albumit të saj të parë, që titullohet “Heaven and Hell” i cili ndahet në tre pjesë me plot 15 projekte muzikore. Albumi do të përmbledhë të gjitha hitet e deritanishme të Avës si dhe projekte të reja muzikore.
(I.A/dosja.al)