Showbiz

Ava Max humb një nga njerëzit më të dashur të familjes: Zemra ime është e copëtuar në miliona copa

Ajo ka pubikuar në rrjetet sociale ndaja nga jeta të gjyshit të saj, Dionis Koçi. Vdekja e tij e ka prekur shumë artisten, e cila e ka ndarë me publikun një shkrim, ku përshkruan dhimbjen që po kalon, duke e shoqëruar me disa fotot që janë bërë në Shqipëri
Featured image of article: Ava Max humb një nga njerëzit më të dashur të familjes: Zemra ime është e copëtuar në miliona copa Ava Max
Përditësuar:

SHBA– Ava Max, këngëtarja me origjinë shqiptare,  ka humbur ditën e sotme një nga njerëzit më të dashur për të. Ajo ka pubikuar në rrjetet sociale ndaja nga jeta të gjyshit të saj, Dionis Koçi. Vdekja e tij e ka prekur shumë artisten, e cila e ka ndarë me fansat një shkrim, ku përshkruan dhimbjen që po kalon, duke e shoqëruar me disa fotot që janë bërë në Shqipëri. Këngëtarja e përshkruan gjyshin e saj si një njeri të mrekullueshëm dhe me shpirt shumë bujar, duke theksuar se dashurinë për skenën e ka trashëguar nga ai.

Sot dhe çdo ditë do të nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koçi. Sot ai u nda nga jeta. Ndërkohë që po shkruaj këtë zemra ime është e coptuar në miliona copa, por dua të ndajë këto foto të tij nga Shqipëria duke bërë atë që ai donte. Ai ishte komedian dhe aktor. E di që dashurinë për skenën e kam trashëguar prej tij. Ai ishte shpirti më bujar, njeriu që gjithmonë të lumturonte, një person që do të bënte gjithçka për ty. Gjithmonë do ta kujtoj në këtë mënyrë gjyshin tim. Ti më dhe krahë për të performuar dhe u mbajte fort për të parë debutimin e albumit tim. E di që do të jesh në skenë me mua. Të dua!”- ka shkruar këngëtarja.

POSTIMI I PLOTE NE IG

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
View this post on Instagram

 

Today and every day I will honor my wonderful grandfather, Dionis Koci. Today he passed peacefully in his sleep. As I’m typing this my heart is shattered in a million pieces but I want to share these beautiful pictures of him back in Albania doing what he loved. He was a comedian and actor. I knew I got my love for the stage from him. He was the funniest most genuine soul, the person to always cheer you up, the person who would take the shirt off his back for you. I will always remember my grandfather this way. You gave me my wings to perform and you held on just long enough to see me release my debut album. I know you’ll be on that stage with me. I love you.

A post shared by AVA MAX (@avamax) on


(k.a;f.g/dosja.al)

Shto Koment