Bota

Autoritetet gjermane rekomandojnë vaksinën AstraZeneca/Oxford për personat mbi 65 vjeç

Gjermania kishte thënë më parë se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për të miratuar vaksinën për njerëzit e moshuar, por ka ndryshuar pozicionin e saj pas studimeve të fundit. 
Featured image of article: Autoritetet gjermane rekomandojnë vaksinën AstraZeneca/Oxford për personat mbi 65 vjeç Foto Ilustruese

GJERMANI– Komisioni i vaksinave të Gjermanisë ka rekomanduar vaksinën AstraZeneca/Oxford Covid-19 për njerëzit mbi moshën 65 vjeç.

“Komisioni i vaksinave tani rekomandon vaksinën AstraZeneca edhe për njerëzit mbi 65 vjeç. Ky është një lajm i mirë për njerëzit e moshuar që po presin një vaksinë “,– tha ministri i shëndetësisë, Jens Spahn.

Gjermania kishte thënë më parë se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për të miratuar vaksinën për njerëzit e moshuar, por ka ndryshuar pozicionin e saj pas studimeve të fundit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Të dhënat e reja tregojnë gjithashtu se vaksina është edhe më efektive kur dozat e para dhe të dyta administrohen me 12 javë diferencë,”– tha Spahn.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment