Bota

Autoritetet amerikane: Deri në shkurt do të vaksinojmë 100 milionë persona 

Në një deklaratë për mediat ai është shprehur se 20 milion persona do të vaksinohen në dhjetor, 30 milion në janar dhe 50 milion në shkurt.
Featured image of article: Autoritetet amerikane: Deri në shkurt do të vaksinojmë 100 milionë persona  Moncef Slauoi
Përditësuar:

SHBA- Këshilltari i Operacionit për shpërndarjen e shpejtë të vaksinave Warp Speed, Moncef Slauoi është shprehur se deri në shkurt 100 milion persona do të marrin vaksinën anti-Covid. Në një deklaratë për mediat, ai është shprehur se 20 milion persona do të vaksinohen në dhjetor, 30 milion në janar dhe 50 milion në shkurt. Më tej, ai tha se 100 milion personat e parë që do të vaksinohen do të jenë personat e sëmurë, të moshuarit  dhe punonjësit e personelit mjekësor do të vaksinohen të parët.

 “Ne do të kemi imunizuar potencialisht 100 milion njerëz, e cila është me të vërtetë pak a shumë sa madhësia e popullsisë së konsiderueshme në rrezik: të moshuarit, punonjësit e kujdesit shëndetësor, punonjësit e rreshtit të parë, njerëzit me bashkë-sëmundje”tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklarata e ka ardhur pasi Kompanitë farmaceutike të Pfizer/BioNTech dhe Modernas ka dorëzuar pranë FDA-së kërkesën e tyre për aplikim emergjent. Edhe pse vendimi për kërkesën e këtyre kompanive është shtyrë nga FDA-ja, ai tha se aprovimi do të jepet.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment