Aktualitet

“Autorin e njohim, na kërcënoi me sëpatë dhe na mori lekët e druve”/ Flet çifti i të moshuarve që u grabit në Fier: Theu edhe xhamat e shtëpisë

Athina Prifti ka deklaruar se autorin e njohin, madje ai ka edhe shtëpinë afër tyre. Ajo tregoi më tej se 47-vjeçari u mori një shumë parash.
Featured image of article: “Autorin e njohim, na kërcënoi me sëpatë dhe na mori lekët e druve”/ Flet çifti i të moshuarve që u grabit në Fier: Theu edhe xhamat e shtëpisë Vangjel dhe Athina Prifti

FIER- Flet çifti i të moshuarve që u grabit nga 47-vjeçari me iniciale Pajtim Dhami, në banesën e tyre në fshatin Pishë të Fierit. Pas ngjarjes së rëndë, Athina Prifti ka deklaruar para oficerëve të policisë se autorin e njeh dhe ky i fundit e ka shtëpinë afër saj. Ajo ka treguar më tej ai iu mori paratë, të cilat i kishin ruajtur për të blerë drutë që do t’i përdornin për dimër.

“Autorin e njoh, e kanë shtëpinë afër nesh. Policia e arrestoi në një shtëpi këtu pranë. Autori na kërcënoi dhe na grabiti lekët që do të blinim dru për dimër”, ka deklaruar ajo.

Ndërsa burri i saj Vangjel Prifti ka treguar: Në orën 11 të natës na erdhi. Theu xhamin , duke bërë terror. Ia dhashë lekët, se kisha frikë se mbase ka shokë të tjerë. U frikësuam, se e dëgjoi gjithë lagjja. I theu xhamat me sëpatë. I mori lekët dhe iku. Ishte i pa maskuar, shtëpinë e ka këtu matanë rrreth 50 metra”. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Grabitja në banesën e moshuarve në fshatin Pishë të Fierit ndodhi mbrëmjen e djeshme. Për këtë ngjarje policia ka arrestuar 47-vjeçarin Pajtim Dhami. 47-vjeçari hapi me forcë derën e shtëpisë dhe nën kërcënimin e një sëpate u mori të moshuarve shumën prej 30 mijë lekësh të reja.

J.V/Dosja.al

Shto Koment