Aktualitet

Autori lëviz me kallashnikov në dorë brenda parkingut, momentet kur bën shoshë me plumba makinat dhe godinën/ Dalin pamjet e reja nga atentati në hotel “Voloreka”

Fillimisht autori lëviz i qetë nëpër parkingun e hotelit dhe më pas qëllon me breshëri plumbash në drejtim të makinave dhe godinës.
Përditësuar:

POGRADEC– Pamje të reja kanë dalë nga sulmi me kallashnikov që ndodhi më 8 gusht në hotel Voloreka në Pogradec. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, një nga autorët shfaqet me kallashnikov në dorë duke ecur në parkingunn e hotelit.

Më pas ai ka hapur zjarr në drejtim të mjeteve luksoze të parakura dhe në drejtim të godinës së hotelit. Pas breshërisë së plumbave ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hotel “Voloreka” në Pogradec është kthyer në një vend atentatesh. Gjatë javës së parë muajit gusht, në këtë hotel ndodhën 2 atentate me armë zjarri, në datat 1 dhe 9. Atentati që tronditi më shumë qytetin ishte ai i datës 9 gusht. Dy persona qëlluan mbi 50 herë me kallashnikov në drejtim të hotel “Voloreka” në Pogradec,. Nga ky atentat u dëmtuan 6 makina dhe u thyen disa xhama të hotelit.  Plumbave iu shpëtoi mrekullisht djali i pronarit në hotelit, pasi autorët qëlluan me armë në drejtim të dhomës ku flinte i riu. Policia për këtë ngjarje ka arrestuar Ilir Berberin, Ilir Meçollin, Ardian Xhutin, Elvir Haxhinë dhe Mariglen Topuzin. Koka e këtij grupi është Ilir Berberi, i njohur ndryshe si“Lili i Rrushkës”.

J.V/Dosja.al

Shto Koment