Aktualitet

Autori i masakrës në lokalin “JOY”?/ “Taki shqiptari” përballet me dëshmitarët, nuk ia njohin fytyrën, Prokuroria me ‘duar të lidhura’, e lirojnë nga burgu (Miqësia me Alket Rizain) 

Gjatë procesit gjyqësor, të gjithë dëshmitarët deklaruan se nuk e njihnin personin që kishin përballë, duke shtuar se nuk ishte fytyra e tij, ajo e personit që qëlloi me armë zjarri ndaj dy shqiptarëve brenda lokalit të tyre.
Featured image of article: Autori i masakrës në lokalin “JOY”?/ “Taki shqiptari” përballet me dëshmitarët, nuk ia njohin fytyrën, Prokuroria me ‘duar të lidhura’, e lirojnë nga burgu (Miqësia me Alket Rizain)  Foto ilustruese

GREQI– Del nga burgu 45-vjeçari shqiptar Ralf Feruku, i njohur si “Taqi” dhe “Notis”! Shqiptari, i cili akuzohej për vrasjen e ndodhur në “Joy Bar” në tetor 2017, ka dalë nga burgu pas 3 muajsh, për shkak të mungesës së provave ndaj tij. Feruku kishte mohuar që në momentin e parë të prangosjes përfshirjen e tij në vrasjen në lokal, duke kërkuar që të përballej me dëshmitarët.

Gjatë procesit gjyqësor, të gjithë dëshmitarët deklaruan se nuk e njihnin personin që kishin përballë, duke shtuar se nuk ishte fytyra e tij, ajo e personit që qëlloi me armë zjarri ndaj dy shqiptarëve brenda lokalit të tyre. Pretendimet e tyre u pranuan nga Prokuroria, ndaj dhe e liruan shqiptarin gati 3 muaj pas arrestimit të tij. 

Çfarë ndodhi në lokalin “Joy”?

Në orët e para të 8 tetorit 2017, “Taqi” pretendohet se shkoi në “Joy”, një lokal i njohur në Glyfada, ku edhe kishte lënë një takim me pronarët. Me ta dyshohet se kishte mosmarrëveshje lidhur me çështje të trafikut të drogës. Në debat e sipër me ta, ai qëlloi të paktën 4 herë me armën e tij, duke shënjestruar dy pronarët, por vrau vetëm një dhe plagosi tjetrin. Bashkë me ta, nga plumbat u prekën edhe dy klientë, të cilët fatmirësisht shpëtuan. Nga të shtënat humbi jetën Roland Shëmbitrasi, ndërsa i plagosur mbetir Gjergji Kapaj.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Shqiptari Feruku u kap brenda një makine së bashku me Alket Rizanin dhe një shtetas grek. Pasi kontrolluan makinën, efektivët grekë kuptuan se kishin kapur një person që kërkohej prej vitesh dhe që tani do të përballet me drejtësinë, ndërsa Rizai rezultoi se kishte dalë nga burgu 5 ditë me leje nga autoritetet greke. Greku që shoqëronte Rizain ishte Vasili Varelas, edhe ky me leje nga burgu. Varelas është një nga kriminelët më të njohur grek, pasi njihet si personi që në 2011 dha urdhër të ekzekutoheshin babë e bir shqiptarë Fillim dhe Oligert Mesaja. 

Marrë dhe përkthyer nga kathimerini.gr

(k.m./dosja.al)

Shto Koment