Aktualitet

Autori i disa vjedhjeve, arrestohet 37-vjeçari në Durrës i dënuar edhe më parë

Blutë kanë njoftuar po ashtu se janë janë zbarudhur 10 vjedhje të tjera që i arrestuar ka bërë gjatë vitit 2020. 
Featured image of article: Autori i disa vjedhjeve, arrestohet 37-vjeçari në Durrës i dënuar edhe më parë Policia Durrës

DURRËS- Ditën e sotme policia ka arrestuar një një 37-vjeçar, i cili sihte autori i disa vjedhjeve. Policia bënë të ditur se në pranga ka rënë shetatsi D. M. i cili ishte dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Blutë kanë njoftuar po ashtu se janë janë zbarudhur 10 vjedhje të tjera që i arrestuar ka bërë gjatë vitit 2020.

Njoftimi i Policisë 

Durrës.Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Finish”. Arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar, autori i disa vjedhjeve, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Zbardhen dhe dokumentohen 10 vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, organizuan operacionin “Finish”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: D. M., 37 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas, më datë 05.06.2020, rreth orës 23:30, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 17, Durrës, duke vjedhur materiale ndërtimi në një objekt që po riparohej. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autori i dyshuar i disa vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit, konkretisht:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 14.07.2020, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetasit N. P.; Më datë 17.08.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e dëmtuar nga tërmeti të shtetasit A. L.; Më datë 08.09.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. I.; Më datë 08.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës dyshohet se i ka vjedhur 10.000 lekë të rinj shtetases M. B.; Më datë 16.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit L. L.; Më datë 25.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. R.; Më datë 22.09.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur arkën e ndihmave në një kishë që administrohet nga shtetasi B. C.; Më datë 26.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit F. V.; Më datë 03.10.2020, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular në mjetin e shtetasit K. Ç.; Më datë 04.10.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektrike dhe materiale të ndryshme te nënstacioni elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment