Jete & StilKulture

Autori francez studion për 30 vite gjuhën Shqipe, studiuesit shqiptarë ja hedhin poshtë kërkimet e tij

Edwin shprehet se rezultati i kërkimit dhjetra vjeçar që ai ka bërë, është i njëjtë më rezultatin e bërë nga historianë të lashtësisë, të cilët e pranojnë faktin se gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra në Europë, dhe se ajo nuk ka një prejardhje , por është autentike.
Featured image of article: Autori francez studion për 30 vite gjuhën Shqipe, studiuesit shqiptarë ja hedhin poshtë kërkimet e tij
Përditësuar:

Francë – Historiani dhe shkrimtari i njohur francez Edwin Zhak, ka shkruar një libër të titulluar “Shqiptarët, historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme”.

Në librin e tij ai ka folur dhe për lidhjen e gjuhës moderne shqipe, me atë të pellazgëve në lashtësi. Autori francez, pas një kërkimi prej 30 vitesh të kryër për rrënjët e rracës shqiptare, e sidomos për rrenjet e gjuhës shqipe, ka dalë në konkluzionin se gjuha shqipe është e lidhur drejtpërdrejt me gjuhën pellazge, dhe se në thelb është e njejta gjuhë.

Edwin shprehet se rezultati i kërkimit dhjetra vjeçar që ai ka bërë, është i njëjtë më rezultatin e bërë nga historianë të lashtësisë, të cilët e pranojnë faktin se gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra në Europë, dhe se ajo nuk ka një prejardhje , por është autentike.

Edwin Zhak, thotë në librin e tij, se fjala Athina, buron gjithashtu nga gjuha pellazge, dhe se emri i Homerit, gjithashtu është një emër që buron nga gjuha e lashtë shqipe.

Por mesa duket, historianet shqiptar nuk e kan pranuar kërkimin e Edwin Zhak, madje e kanë ironizuar atë, duke thënë se historianët e huaj  nuk kanë përse ta lidhin Greqinë apo historinë  e saj me Shqipërinë, Mancaku iu kundërvu autorit francez, duke i thënë se Homeri nuk ishte shqipëtar, kështu që as emri i tij ska si të vijë nga gjuha shqipe.

Historiani Edwin Zhak, përshkruan në librin e tij reagimin e çuditshëm të këtyre pseudo gazetarve, siç i quan ai, të cilët nuk kanë aspak informacion për vendin e tyre, që në të njëjtën kohë është edhe vendi më i vjetër në Ballkan. Edwin ka dalë në konkluzionin se Shqipëria është shumë më e vjetër se Greqia, dhe rrjedhtazi dhe gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja, edhe pse të dyja përpara modernizimit , kanë pasur shumë ngjashmëri me njëra tjetrën.

Burimi:ALPNews

E.C/Dosja.al

Shto Koment