
BRAZIL– Shqiptari Ilir Zelka u qëllua për vdekje me snajper në Sao Paolo të Brazilit. Mësohet se 47-vjeçari shqiptar ka shkuar gjallë në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore që ka marrë, nuk ka mundur të mbijetojë.
Dyshohet se vrasësi i tij, e kishte ndjekur prej kohës shqiptarin, pasi dinte se prej dy javës ai konsumonte të treja vaktet e ditës në të njëjtin restorant.
47-vjeçari Ilir Zelka është qëlluar me snajper teksa po hante mëngjes në një restorant në një prej zonave më të shtrenjta të Brazilit. Ai është vrarë me snajper nga një i ri, që e ka qëlluar dhe më pas ka braktisur mjetin e tip motoçlikletë. Nuk dihen ende detajet se përse është vrarë shqiptari, i cili nuk është i njohur në vendin tonë.
(k.m./dosja.al)