SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË– Janë zbardhur detaje nga vrasja e dyfishtë në Laç, ku të vdekur mbetën biznesmenët Paulin (Gjergji) Markaj dhe Bujar (Hasani) Lika. ]
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Report TV se autorët e atentatit kanë qenë katër persona, mes tyre edhe Kreshnik Tusha, 21-vjeçari që mbeti vetë i plagosur gjatë përplasjes me armë dhe ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës.
Por detaji që ka më shumë rëndësi, është se atentatorët kanë qenë të veshur me uniforma të Policisë së Shtetit, në momentin që kanë kryer atentatin. Madje, Tusha, pasi është plagosur, ka shkuar në shtëpi me ndihmën e bashkëpunëtorëve, ka hequr uniformën e policisë dhe më pas, i veshur civil është paraqitur për t’u mjekuar në spitalin e Kurbinit, nga familjarët e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës rreth orës 21:40, kur në një hotel në autostradën Laç-Mamurras, u dëgjuan një seri të shtënash. Për pasojë, ndërroi jetë në vendngjarje, Bujar Lika, 37 vjeç dhe u plagosën Paulin Gjergji, 53 vjeç dhe Kreshnik Tusha 21 vjeç.
Gjergji dhe Tusha u transportuan në Spitalin e Traumës në Tiranë, por 53-vjeçari nuk mundi të shpëtojë. Tusha, dyshohet se është njëri prej atentatorëve, por ende nuk dihen motivet e vrasjes. Ai ndodhet në spital me një plumb në këmbë, ndërkohë që ende nuk ka treguar versionin e tij për këtë ngjarje.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Prokuroria e Posaçme e njohur ndryshe si SPAK, ka publikuar ditën e sotme ndarjen e prokurorëve në dy grupe. Përmes njoftimit në faqen zyrta...
TIRANË- Është zbuluar identiteti i biznesmenit Paulin Gjergji, 53 vjeç, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës pas plumbave që mori në atent...
TIRANË– Sinoptikania Adiola Bani, tha në një lidhje me “Skype” për News24 se gjysma e parë e muajit qershor do të jetë e freskët dhe me reshje shiu.Sipas s...
TIRANË- Pronarët e bizneseve në Sarandë janë ngitur sot në protestë dhe kërkojnë anulimin e punimeve në bulevardin e ri të qytetit. Ata shprehen se punimet...
Vlorë- Tjetër abuzim seksual. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 67-vjeçari Sofo Skënderi, banues në fshatin Ceprat ka ngacmuar seksualisht një 13-vje&...
TIRANË– Babai i 15-vjeçares së përdhunuar ka lëshuar akuza të forta ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, teksa është shprehur përpara mediave se ...
TIRANË– Vëllai i 15-vjeçares së abuzuar seksualisht nga roja i shkollës dhe tre të rinj në Tiranë rrëfen ekskluzivisht detaje tronditëse në emisioni...
Tiranë- Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të infektuarve është një mjek kardiolog...
KAMËZ– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja që prej ditësh është bërë kryefjala e mediave vendase. Bëhet fjalë për përdhunimin e 15-vjeça...
Tiranë- Sot, fëmijët janë rikthyer sot në kopshte dhe çerdhe, pas afro 3 muajsh qëndrimi në shtëpi. Prindërit, gjyshërit kanë çuar mëngjesin e sot...