Aktualitet

Austria fut në listë të kuqe Shqipërinë për shkak të Covid-19, pezullon fluturimet nga data 16 deri më 31 korrik

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada shqiptare në Vjenë  e cila ka njoftuar se me vendosjen e rregullave të reja nga Ministria austriake e Shëndetësisë  e ndalimit tё fluturimeve drejt Austrisё zgjerohet me 10 vende tё reja.
Featured image of article: Austria fut në listë të kuqe Shqipërinë për shkak të Covid-19, pezullon fluturimet nga data 16 deri më 31 korrik Foto Ilustruese

AUSTRI- Austria së fundmi ka ka pezulluar fluturimet nga Shqipëria nga data 16 deri në 31 korrik duke qenë se numri I rasteve të reja po rritet dita ditës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada shqiptare në Vjenë  e cila ka njoftuar se me vendosjen e rregullave të reja nga Ministria austriake e Shëndetësisë  e ndalimit tё fluturimeve drejt Austrisё zgjerohet me 10 vende tё reja, dhe numri në total i shteteve që nuk do të lejohen të futen në Austri ka shkuar në 18 ku përfshihen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor Rumania, Bullgaria dhe Moldavia.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmё se, Austria do tё pezullojё fluturimet nga Shqipëria nga data 16 korrik deri nё datёn 31 korrik 2020!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministri i Shëndetësisë, z. Rudolf Anschober, ka firmosur rregulla të reja, sipas së cilave lista e ndalimit tё fluturimeve drejt Austrisё zgjerohet me 10 vende tё reja, duke e çuar nё total numrin e ndalimeve nё 18. Nё listёn e ndalimit tё fluturimeve do tё pёrfshihen vendet e Ballkanit Perëndimor, Rumania, Bullgaria dhe Moldavia.

Bёjmё thirrje tё gjithё shtetasve shqiptarё me leje qendrimi nё Austri dhe tё gjithё tё interesuarve tё marrin masa tё menjёhershme pёr tё shmangur bllokimin e tyre!

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment