Bota

Australia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për të dytën herë, shteti mes flakëve

Austalia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ditën e sotme në New South Wales.
Featured image of article: Australia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për të dytën herë, shteti mes flakëve

AUSTRALI- Shteti Australisë është dukë kaluar një situatë të vështirë shkak e zjarrëve të shumta që e kanë goditur.

Austalia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ditën e sotme në New South Wales.

Shteti i Austarlisë kaloi ditën më të nxehtë ditën e martë,  – i cili pa një maksimum mesatar prej 41.9 gradë Celsius.

Autoritetet në New South Wales, aktualisht janë duke luftuar me rreth 100 zjarre, që vijon prej muajsh.

Kryeministrja Gladys Berejiklian njoftoi një gjendje të jashtëzakonshme shtatë ditore për shkak të parashikimeve të përkeqësimit të kushteve.

“Shqetësimi më i madh gjatë ditëve të ardhshme është paparashikueshmëria, me kushte ekstreme të erës dhe temperaturat jashtëzakonisht të nxehta,” u tha ajo gazetarëve të enjten.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë shtatë ditë, do të thotë se do të vazhdojë gjatë Krishtlindjes. Gjendja e  fundit e jashtëzakonshme u shpall në mes të nëntorit për shkak të rrezikut “katastrofik” të zjarrit.

Nxehtësia më e madhe është parashikuar për pjesën tjetër të javës. Rreth 2,000 zjarrfikës po luftojnë me flakët.

Jeta e kafshëve të egra është shkatërruar nga flakët

Kjo është gjendja e dytë e jashtëzakonshme pas asaj të muajit të kaluar.

Burimi: DW

M.P/Dosja.al

Shto Koment