
ITALI- Vajza e muzikantit të njohur Italian Eros Ramazzoti, Aurora Ramazzoti, e cila ndodhet në karantinë ka shpërndarë ditën e sotme një video me ndjekësit e saj ku tregon se si po e kalon kohën në karaninë dhe kush është shoqëruesi i saj .
Ajo shihet duke i rënë kitares dhe duke bërë tinguj, por gjatë kësaj kohe shoqëri i ka bërë dhe qeni i saj, i cili i është ulur në prehër dhe ka imituar Aurorën.
Ndërkohë Aurora e ka vlerësuar këtë gjest të qenit të saj duke thënë se ai i shtoi dhe frymëzimin për të kënduar.
“Unë praktikoja qetësisht aftësitë e mia të pakta të kitarës kur qeni filloi të ndërhynte. Në atë moment vendosa ta përfshija për të kënduar bashkë. Unë s’po ju tregoj uljet dhe ngritjet që pësova gjatë koncertit, por … rezultati është i bukur dhe i shkëlqyer për të qenë OSCAR .”-shkruan Aurora poshtë videos duke e shoqëruar me një ikonë fytyre duke qeshur
Koronavirusi po përhapet çdo ditë e më shumë në të gjithë botën, ku janë shënuar 382,750 të infektuar, dhe 16,578 persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga pandemia globale. Për herë të parë sot, Kina ka shënuar 0 të infektuar të rinj me koronavirus, dhe ka vendosur që të heqë masat e sigurisë. Megjithatë e njëjta gjë nuk do të ndodhë me krahinën e Ëuhanit, nga ky masat e marra do të shfuqizohen deri më 8 prill. Ndërsa në të gjithë Pas “çlirimit” të Ëuhanit, 2/3 e 1.34 miliardë banorëve të Indisë janë nën kufizime të lëvizjes. Po ashtu i njëjti skenar shfaqet edhe në Europë ku njerëzit e kanë të ndaluar që të largohen nga shtëpia, përveç për arsye “shumë të rëndëishme”. Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë me 63,927 raste të konfirmuara dhe 6,077 raste të konfirmuara.
(A.K.Dosja.al)