Aktualitet

‘Asnjë kompani me tru në kokë…’/ Auron Tare: Nuk ka turizëm patriotik, pushuesit udhëtojnë për kushte të mira

Auron Tare thotë se dalja nga kjo krizë do të jetë e vështirë, pasi kompanitë e udhëtimit nuk sjellin njerëz në vende me bilance të larta të COVID-19, kjo pasi siguracioni nuk ua lejon.
Featured image of article: ‘Asnjë kompani me tru në kokë…’/ Auron Tare: Nuk ka turizëm patriotik, pushuesit udhëtojnë për kushte të mira Auron Tare

TIRANË- Sektori i turizmit shqiptar do të fokusohet këtë vit më shumë tek ai patriotik, pasi shumë pushues të huaj kanë anuluar udhëtimet drejt vendit tonë.

Një tjetër faktor është dhe fakti se shumë shtete ende nuk janë hapur dhe nuk lejojnë udhëtimet jashtë vendit.

Por ndërkohë që qeveria prej disa ditësh po promovon turizmin patriotik, pjesëtari i Këshillit Shkencor të UNESCO-s, Auron Tare u shpreh se nuk ekziston nje turizem i tille pasi pushuesit udhëtojnë për kushte të mira e jo për patriotizëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I ftuar në RTV Ora ai thotë se dalja nga kjo krizë do të jetë e vështirë, pasi kompanitë e udhëtimit nuk sjellin njerëz në vende me bilance të larta të COVID-19, kjo pasi siguracioni nuk ua lejon.

Tare: Turizëm patriotik nuk ka. Njerëzit duan të udhëtojnë diku ku të ketë kushte të mira. Është kosovar apo shqiptar i Maqedonisë nuk do të vijë këtu të vuajë për ujë apo të ketë shërbim jo të mirë në hotel. Të gjithë ata që mendojnë që këtë vit do t’ia dalin, nuk e njohin mirë turizmin. Kompanitë e mira turistike janë gjithmonë të siguruara. Dhe asnjë kompani me tru në kokë nuk çon njerëz në vende që ka pasur COVID. Sepse siguracioni nuk e lejon. Kush del dhe thotë që do sjellim turista nuk e di këtë gjë. Mund të vi ndonjë çarter nga Bjellorusia, por nuk është ky turizmi, flasim për turizëm me cilësi.

Marrë nga Oranews

Shto Koment