Showbiz

Aurela Hoxha kërcen vallen e Tropojës, ndjekësit e quajnë ‘baltosje’ të folklorit: Me b*thën jashtë i ule vlerat (VIDEO)

Aurela Hoxha ka postuar një video ku kërcen vallen e Tropojës, por ndjekësit e kanë ‘masakruar’ me komente.
Featured image of article: Aurela Hoxha kërcen vallen e Tropojës, ndjekësit e quajnë ‘baltosje’ të folklorit: Me b*thën jashtë i ule vlerat (VIDEO) Modelja, Aurela Hoxha.

TIRANË– Modelja Aurela Hoxha tashmë shijon suksesin e saj në biznesin që ka ngritur në Spanjë. E rrethuar nga një jetë luksoze, Aurelën e shikojmë në vendet më të bukura, hipur mbi jahteduke shijuar jetën.

Modelja bukuroshe ka postuar një video në rrjete sociale, teksa kërcen vallen e Tropojës në një jaht, e veshur me bikini minimaliste, që i nxjerrin të pasmet zbuluar. Kjo ka bërë që ndjekësit të vërsulen në komente ofenduese ndaj saj, duke e etiketuar si ‘baltosje’ e folklorit.

“Kjo nuk është këngë për t’u kërcyer me ktë zhveshje. Është një perlë e folklorit shqiptar po që shumë gjynah sepse nuk i shkon për shtat kjo video,”- shkruan një komentues.

“Po kërcehet veshur jo zhveshur si i ul vlerën këngës e traditave tona me bythë përjashta,”- vijon një tjetër.

“Le nam gjdo video e ke duke kercyer që të dalë trupi mirë gjasme,”- shkruan një tjetër ndjekës.

“Të kisha heq dhe unë Brinjët po me kaq krenari dhe vetëbesim do dilja para kameras,”- vijon një komentues.

“Trupi yll e mendja fyll … Gjithsesi rënsi ka që e ke knaq lokun që t’ka filmu,”– shkruan një ndjekës.

Aurela Hoxha nuk ka nguruar t’i përgjigjet çdo ndjekësi që ka ofenduar dhe kritikuar në profilin e saj.

“Epo në plazh nuk mund të ketë njeri me vete veshje tradicionale. Më falni!”- i është përgjigjur Aurela.

 

View this post on Instagram

 

For every minute you are angry you lose sixty seconds of happiness… keshtu qe hajde ta vallzojna vallen e Tropojes 🥳😍😅

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela) on


(R.L/Dosja.al)

                                                                                                                                                                              

 

 

Shto Koment