Showbiz

Iku jashtë për koncert, Aurela Gaçe e karantinuar tregon mallin për vajzat: Edhe pak, do t’i mbaj në krahë

Aurela Gaçe ka publikuar një video ku tregon sesi një bluzë të thjeshtë të zezë, e ka zbukuaruar duke qëndisur me gurë e rruaza, emrat e dy vajzave të saj: Grace dhe Abigail.
Featured image of article: Iku jashtë për koncert, Aurela Gaçe e karantinuar tregon mallin për vajzat: Edhe pak, do t’i mbaj në krahë Aurela Gaçe dhe vajza

TIRANË– Këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe është vetëkarantinuar prej 11 ditësh, pasi kishte udhëtuar jashtë vendit për një koncert. E mbyllur brenda katër mureve ajo ka treguar se si po kalon kohën.

Aurela Gaçe ka publikuar një video ku tregon sesi një bluzë të thjeshtë të zezë, e ka zbukuaruar duke qëndisur me gurë e rruaza, emrat e dy vajzave të saj: Grace dhe Abigail. Ajo shkuran se bluza do të jetë si kujtim për vajzat, duke treguar edhe gjithë ndjesitë e saj.

Sapo e mbarova! Një bluzë e imja me emrat e gocave. Nuk është perfekt, por u bë me dashurinë e mamit të tyre. Ta kenë kujtim nga duart e mija në ditët e izolimit. Madje tani që u kujtova, do qëndis edhe datën, muajin, vitin. U mundova me këto që kisha ketu. Rruaza, zinxhirë, edhe ndonjë gur tek –tuk. Edhe 3 ditë që t’i marr në krahë,”-shkruan ajo.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment