Politike

Aurel Plasari: Ja si në 1945 ‘vëzhguesit’ amerikanë legjitimonin zgjedhjet që instaluan diktaturën enveriste

Plasari shkruan se në Shqipëri në vitin 1945 ishin 50 vëzhgues të huaj nga SHBA që cilësuan si legjitime zgjedhjet që u mbajtën në atë kohë.
Featured image of article: Aurel Plasari: Ja si në 1945 ‘vëzhguesit’ amerikanë legjitimonin zgjedhjet që instaluan diktaturën enveriste Aurel Plasari dhe dokumenti i publikuar prej tij

TIRANË– Studiuesi i njohur Aurel Plasari, në një reagim në rrjetet sociale ka publikuar një dokument në lidhje me zgjedhjet që janë bërë në Shqipëri në 1945-ës.

Plasari shkruan se në Shqipëri në vitin 1945 ishin 50 vëzhgues të huaj nga SHBA që cilësuan si legjitime zgjedhjet që u mbajtën në atë kohë. Dokumenti është publikuar nga historiani që në 2017-ën, por sot ai e ka sisjellë në vëmendje me mbishkrimin: “Ende nuk i keni shijuar diplomatët? Enjoy them! (Shijoni ata)”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Dokumenti i publikuar prej Aurel Plasarit

DIPLOMATËT? Ja sa bukur diplomatët, së toku me “vëzhguesit”, i trajtuan si “legjitime” votimet e vitit 1945 për “Asamblenë Kushtetuese”, e cila më 16 mars 1946 vendoste të kthehej në “Kuvend Popullor”, duke i përcaktuar Shqipërisë instalimin e diktaturës. Nga vetë burimet diplomatike amerikane:  fb a.p. gjithnjë “me historinë poshtë nënkresës” ;-)”, shkruan studiuesi i njohur Aurel Plasari.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment