LIVE UPDATES
Aktualitet

Aurel Plasari: “Prestigjiozja” Le Monde pikë referimi e së majtës pariziane, shkrimet “kokë më kokë” për teatrin

1 Qershor 2020, 06:11 Nga DOSJA
Aurel Plasari: “Prestigjiozja” Le Monde pikë referimi e së

Tiranë- Studiuesi Aurel Plasari ka treguar së fundmi se edhe media e njohur franceze “Le Monde” nuk është e pavaruar, por në të publikon shkrime për interesa të caktuara.  Plasari ka deklaruar se fillimisht në këtë medie u publikua një shkrim, ku prishja e Teatrit Kombëtar cilësohej si një akt barbar, por një javë më vonë nuk mungoi edhe një artikull për prishësit e kësaj ndërtese.

“Isha jo vetëm pa pikë dalldie, por krejt shpërfillës. Më detyruan t’ua shpjegoja miqve atë shpërfillje duke i sqaruar që mund të ishte fjala për një rrëshqitje momenti të “prestigjiozes”, artikull pa kurrfarë pagese, me sa dukej. Ndërsa afërsisht mbas një jave, u premtova, do të lexonin po në atë “prestigjioze” një artikull të prishësit të ndërtesës kulturore me vlera disafish historike. Aty do t’u tregohej francezëve historia me-kokë-poshtë, duke argumentuar vërtetësinë e gënjeshtrave.”, shprehet ai. 

Ai thekson më tej se për këtë mediet kanë bërë një libër dy autorë francezë, të cilët kanë nxjerrë në pah të palarat e kësaj medie.

Libri ishte rezultat i investigimit të dy gazetarëve, të cilët ia nxirrnin në publik të lintat e palara “pretigjiozes”: duke filluar nga lidhjet financiare që ia tjetërsonin gazetës “asnjanësinë” aq të pretenduar, te lobingjet përkundrejt pagesave, te përdorimi i asaj që në Francë quhet “pouvoir d’intimidation” dhe me radhë. Ç’mund të them unë më shumë? Asgjë përveçse të nxis – ndonjë të interesuar – t’ia hedhë një sy këtij libri.”

Reagimi i plotë i Aurel Plasarit: 

LE MONDE” NJË MIJË E NJËQIND

Uromëni. Sepse sot kam fituar një bast me katër miq. Fluturonin nga gëzimi kur e përditshmja pariziane “Le Monde”, e paraqitur për lexuesit shqiptarë si “prestigjiozja”, kishte botuar një artikull në të cilin e quante prishjen e Teatrit Kombëtar nga qeveria një akt barbar: “En Albanie, le Théâtre national détruit par le gouvernement, un acte barbare”.

Isha jo vetëm pa pikë dalldie, por krejt shpërfillës. Më detyruan t’ua shpjegoja miqve atë shpërfillje duke i sqaruar që mund të ishte fjala për një rrëshqitje momenti të “prestigjiozes”, artikull pa kurrfarë pagese, me sa dukej. Ndërsa afërsisht mbas një jave, u premtova, do të lexonin po në atë “prestigjioze” një artikull të prishësit të ndërtesës kulturore me vlera disafish historike. Aty do t’u tregohej francezëve historia me-kokë-poshtë, duke argumentuar vërtetësinë e gënjeshtrave.

Çudi e madhe! Si ka mundësi që u desh përpikmërisht një javë sa artikulli me-kokë-poshtë të shfaqej te “prestigjiozja”?

Qysh kur kam pasur rast të bëj të njohur me të përditshmen franceze “Le Monde” e pata mësuar që ajo funksiononte si njëfarë pike referimi e së majtës pariziane, madje më sak e inteligjencies franceze “të haviarit”, siç quhet ajo inteligjencie që, nga njëra anë, qan hallet dhe zavallet e klasës punëtore, ndërsa nga tjetra jeton për vete në luks e në zdërhallë. Hipokrizi e gjallë. E beson kush që nuk u paguaka për shërbime të vyera një e përditshme e tillë?

Pyetjes që bëra nuk ka nevojë t’i përgjigjem unë, sepse në Francë ia kanë dhënë një përgjigje dy autorë, gazetarët Pierre Péan dhe Philippe Cohen, me një libër që tronditi opinionin publik i cili, jo rrallë, edhe i zinte besë me tërë mend “objektivitetit” të së përditshmes pariziane me “prestigjin” e madh. Libri titullohet “La face cachée du Monde” (Fytyra e fshehur e “Le Monde”-it), i botuar më 2003 me një sukses të jashtëzakonshëm: vetëm ditën e parë të daljes 60 000 kopje të shitura, ndërsa më shumë se 200 000 në tërësi.

Libri ishte rezultat i investigimit të dy gazetarëve, të cilët ia nxirrnin në publik të lintat e palara “pretigjiozes”: duke filluar nga lidhjet financiare që ia tjetërsonin gazetës “asnjanësinë” aq të pretenduar, te lobingjet përkundrejt pagesave, te përdorimi i asaj që në Francë quhet “pouvoir d’intimidation” dhe me radhë. Ç’mund të them unë më shumë? Asgjë përveçse të nxis – ndonjë të interesuar – t’ia hedhë një sy këtij libri.

Ja pra se përse e prisja kthesën e “prestigjiozes”, duke e ditur që, për ç’i takon “objektivitetit”, “asnjanësisë” e dokrra kësi lloji, ajo nuk është aspak “e virgjër”. E virgjër në atë kuptim që arvaniti i madh Marko Boçari, në Fjalorthin e tij të ndershëm për konsullin frëng Pouqueville, ia përktheu atij thjesht “e paqirë”. Nuk është e tillë “Le Monde”-i dhe prandaj mban: ku ka vatur mija, le të vejë edhe qindi.

Shkrimet

 

Shembja e Teatrit Kombëtar ka sjellë reagime të shumta edhe nga ndërkombëtarë. Por në një shkrim të fundit të publikuar nga “Le Monde” Edi Rama shprehet ndër të tjera se çështja e Teatrit shkaktoi zemërimin e opozitës dhe “një ortek lajmesh të rreme”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aurel plasari le mode shembet teatri kombetar aurel plasari le mode shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni