Politike

Aulohet tenderi për qeleshet/ Basha: Qeveria është gjendje të rëndë mendore

VIDEO
Basha është shprehur se qeveria është në gjendje mendore, pasi ka hapur një tender për blerje plisash.
Featured image of article: Aulohet tenderi për qeleshet/ Basha: Qeveria është gjendje të rëndë mendore Lulzim Basha

Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një konference me gazetarët ka deklaruar se qeveria është në ‘gjendje të rëndë mendore’, pasi  hapi  edhe një tender për blerje qeleshesh. Ai shtoi më tej  se sot shumë qytetarë janë pa ushiqime, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

“Një media ka bërë publike sesi është hapur tender për blerje qeleshesh. Kjo tregon gjendjen mendore të rëndë të qeverisjes. Duhet të mos dëgjojmë më raste si nëna në Vlorë, që thoshte ha bukë me sheqer. Të varfërit janë pa ushqime sot”, tha Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak më herë, Dosja.al raportoi se tenderi është anuluar. Ka qenë ministri Pandeli Majko i cili ka ndërhyrë për të pezulluar procedurën. Tenderi mbante vlerën e 206 mijë lekëve të reja. Lajmi u bë publik nga mediet pranë PD-së.

Kryeopozitari Lulzim Basha ka bërë thirrje për shtim të testimeve. Në një konferencë me gazetarët, online, Basha tha se duhet të testohen me urgjencë të gjithë ata që aktuliasht janë në lëvizje dhe në punë. Përsa i përket aktit normativ dhe pagave të luftës nga qeveria, Basha tha se duhen rishikuar në mënyrë që çdo qytetar t’i ketë të plotësuara kushtet minimale.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment