LIVE UPDATES
Ekonomi

Audimi i KLSH për strehimin social: Blerja e një banesë në Shqipëri është plotësisht e papërballueshme

27 Korrik 2019, 13:35 Nga DOSJA
Audimi i KLSH për strehimin social: Blerja e një banesë në

TIRANË- KLSH ka përfunduar auditimin e performancës me temë “Efektiviteti i Programeve Sociale të Strehimit” të ushtruar në bashkitë Tiranë, Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Ministrinë e Financave e Ekonomisë; auditim ky i miratuar nga Kryetari me Vendimin nr. 11 datë 22.07.2019. 

Duke marrë parasysh faktorët e ndryshëm socialë dhe ekonomikë, përfshirë luhatjet financiare, nga shumatorja e përvojave europiane mbi banesat sociale, janë sintetizuar dy modele kryesore: Vendet me traditë të gjatë në programet sociale të strehimit kanë zhvilluar mekanizma inovativë, duke krijuar bashkëpunim me sektorin privat, me qëllim strehimin e më të varfërve;

Vendet me traditë modeste në programet sociale të strehimit , ku fondet publike janë edhe më të kufizuar, janë angazhuar drejt shtresave më nevojtare. Në rastin e Shqipërisë, skema e banesave sociale është një ndërthurje mes modelit të kategorizimit të shtresave dhe modelit të kompensimit.

Blerja e një banesë në Shqipëri në raport me të ardhurat, përfshirë mesataren e pagave, është plotësisht e papërballueshme dhe në kontekstin e strehimit social, përbën riskun madhor të rritjes të kontingjentit të të pastrehëve.

Pikërisht, kuadri rregullator dhe analizat e bëra në këtë drejtim, nuk marrin parasysh faktorin “përballueshmëri” të banesave, por edhe problematika të tjera që shoqërojnë strehimin në Shqipëri, të cilat janë evidentuar nga organizata ndërkombëtare. P.sh. sipas anketës së realizuar nga Eurofound, Shqipëria renditet e fundit në Europë për nga mungesa e hapësirës së banesës. Krahasuar me mesataren europiane, ku vetëm 17% e të anketuarave janë shprehur se kanë hapësira të pamjaftueshme në banesat e tyre, në Shqipëri rreth 43% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë probleme me mungesën e hapësirës.

Nga auditimi rezulton se, programet sociale të strehimit nuk janë zbatuar plotësisht si politika sociale, duke adresuar vetëm raste individuale, por jo fenomenin social të të pastrehëve, duke mos luajtur një rol proaktiv në zbutjen deri në eliminimin e këtij fenomeni. Mungojnë regjistri kombëtar mbi numrin e të pastrehëve dhe investimet në banesa sociale, stoku i të cilave është inekzistent në shumicën e bashkive dhe i pamjaftueshëm në disa të tjera.

Aksesi në programet sociale është mjaft i kufizuar. Bashkitë stepen në ofrimin e një informacioni të plotë për qytetarët nga risku i dyndjeve të papërballueshme në skemën e strehimit social.

Ligji i ri Nr. 22/2018 “Për strehimin social”, ndonëse ndjek modele të mira europiane, rrezikon të mos ofrojë një zgjidhje reale për zbatimin e plotë të programeve sociale të strehimit, pasi shtrihet përtej asaj që përballojnë kapacitetet e bashkive. Në kushtet kur burimet financiare në dispozicion për skemën e mëparshme të strehimit me 3 programe janë të kufizuara, dinamika që ofron ligji i ri për zbatimin e një skeme strehimi me 5 programe rrit nivelin e riskut në arritjen e objektivave të këtyre programeve.

Më konkretisht, nisur nga fakti se legjislacioni i vjetër ka qenë shterues në programet sociale të strehimit, burimi i mosfunksionimit të plotë të tyre nuk ka qenë baza ligjore, por moszbatimi i vet ligjit.

Në mënyrë të sintetizuar, problematikat kryesore të konstatuara nga ky auditim performance janë:

Përcaktimi i objektivave nga Qeverisja Qendrore dhe Njësitë e Qeverisjes Vendore për strehimin social, përtej kapaciteteve financiare dhe njerëzore të bashkive; Mungesa e një statistike reale mbi numrin e të pastrehëve; Mungesa e një strukture të konsoliduar dedikuar çështjeve të strehimit në shumicën e bashkive; Kapacitete njerëzore të pamjaftueshme të bashkive për të përthithur dhe ushtruar në mënyrë të plotë kompetencat e ligjit; Pozicionimi i strehimit në periferi të polikë-bërjes dhe politikë-zbatimit, si nga bashkitë ashtu edhe nga strukturat qendrore; Zbatimi i plotë dhe efektiv i programeve sociale të strehimit has vështirësi, pasi realizohet pa patur të përcaktuar, bazën e formulës së përfitimit, që janë të ardhurat mesatare në rang kombëtar dhe vendor. INSTAT-i nuk disponon të dhëna se cilat janë të ardhurat mesatare dhe mungesa e këtij elementi pengon zbatimin e plotë të programeve sociale të strehimit.

Në lidhje me zbatimin e ligjit të ri, është i rëndësishëm angazhimi të  bashkive për t’u kërkuar subjekteve private dorëzimin e 3% të sipërfaqes së ndërtimit, për rastet kur është mbi 2000m2, sipërfaqe që do të shkojë në favor të programeve sociale të strehimit.

Gjatë 10 viteve të fundit asnjë bashki nuk ka ndërtuar vet banesa sociale apo të ketë blerë nga tregu për t’i ofruar si banesë me kosto të ulët. Për më tepër, ky funksion social i bashkisë s’është i inkuadruar as në planifikimet urbane apo planet e detajuara vendore, për ndërtimin e banesave sociale, për të përfshirë konceptin e Zonave me Interes Social.

Është planifikuar i njëjti nivel shpenzimesh për të gjithë periudhën 2018- 2020. Buxheti për strehimin është 550 milion lekë për çdo vit përgjatë kësaj periudhe. Në vitin 2017, 2018 buxheti për strehimin financuar nga QQ ka qenë me rritje krahasuar me vitet e mëparshme, përkatësisht 13 dhe 10%. Fondet e alokuara nuk arrijnë të mbulojnë nevojat financiare për programet sociale të strehimit sipas strategjisë së strehimit social. 

 Në Vendimin e Kryetarit të KLSh-së për auditimin e performancës “Efektiviteti i Programeve Sociale të Strehimit” janë dhënë 38 rekomandime për organet e qeverisjes qendrore dhe vendore të cilat adresojnë eliminimin e mangësive dhe përmirësimin në të ardhmen të sistemit të strehimit social në vendin tone. Shënim. Në ëeb-in e KLSH gjendet i plotë Vendimi nr. 11, datë 22.07.2019 i Kryetarit të KLSH-së, në lidhje me këtë auditim.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale auditi i klsh banesat sociale strehimi ne shqiperi auditi i klsh banesat sociale strehimi ne shqiperi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni