Sport

Atletico Madrid luajnë për gjithçka ndaj Bayern Munich, spanjollët ende nuk kanë në dispozicion Luis Suarez

Ekipi spanjoll nuk ka në dispozicion sulmuesin kryesor Luis Suarez që vazhdon të jetë i prekur nga koronavirusi
Featured image of article: Atletico Madrid luajnë për gjithçka ndaj Bayern Munich, spanjollët ende nuk kanë në dispozicion Luis Suarez Bayern Munich-Atletico Madrid

SPANJË-Atletico Madrid luan për gjithçka kundër Bayern Munich në ndeshjen e raundit të 5-të. Spanjollët kërkojnë me patjetër fitoren për të mos ndërlikuar situatën në Grupin A. Los Colchoneros kanë 5 pikë dhe shpresojnë vetëm që bavarezët e Flick, me vendin e parë të blinduar nga 12 pikët, të vijnë të rehatuar.

Ekipi spanjoll nuk ka në dispozicion sulmuesin kryesor Luis Suarez që vazhdon të jetë i prekur nga koronavirusi. Vetëm 2 javë më parë uruguaiani u prek nga COVID-19. Suarez ka qenë në formtë mirë nën urdhërat e Simeones duke realizuar pesë gola në gjashtë ndeshjet e para në La Liga. Mungesa e Suarez i vështirëson më shumë gjërat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment