LIVE UPDATES
Bota

Athinë-Ankara: Bisedimet për të arritur një marrëveshje të pranueshme nga të dyja palët

25 Janar 2021, 08:50 Nga DOSJA
Athinë-Ankara: Bisedimet për të arritur një marrëveshje

TURQI- Për pesë vite sundoi heshtja. Këtë të hënë Turqia dhe Greqia zhvillojnë sërish bisedime për divergjencat e tyre në Detin Egje. Ky është raundi i 61-të i bisedimeve, dhe shpresat për sukses mbeten të pakta.

Pas një viti tensionesh mes Greqisë dhe Turqisë, aleatët e NATO-s fillojnë bisedimet informuese në Stamboll të hënën për divergjencat e vjetra në Detin Egje. Pas pesë vitesh heshtjeje fillon kështu raundi i 61-të i bisedimeve. Nga ky takim shpresohet një përmirësim i atmosferës mes dy vendeve, gjë që i intereson si Athinës edhe Ankarasë. Edhe BE, SHBA dhe NATO e kanë përshëndetur fillimin e bisedimeve, megjithëse bisedimet janë tërësisht jozyrtare dhe vetëm një lloj përgatitjeje për negociata të vërteta. Në të njëjtën kohë ato janë një mundësi si për Athinën edhe Ankaranë të mbeten në kontakt, edhe nëse nuk shënohet ndonjë progres në drejtim të një dialogu konstruktiv.

60 raundet e para nuk sollën zgjidhje, pra pritshmëritë ndaj raundit të 61-të janë të pakta. “Ne do të diskutojmë temat, për të cilat kemi biseduar edhe në bisedimet e mëparshme të informimit”, është shprehur ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavusoglu gjatë një konference shtypi bashkë me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Dhjetorin e kaluar krerët e shteteve dhe qeverive të BE, kishin rënë dakord që të vendosnin sanksione kundër Turqisë për shkak të kërkimeve për gaz para brigjeve greke dhe qipriote. Çavusoglu atëherë deklaroi, se Turqia nuk ka frikë nga sanksionet, por synon ruajtjen e „një atmosfere pozitive” me BE-në dhe nuk dëshiron tensione me vendet anëtare. Pas kësaj tema e sanksioneve u shty për në mars. Për shkak se kriza ekonomike në Turqi së fundmi është ashpërsuar, sanksionet mund të dëmtonin edhe më shumë ekonominë turke.

Zbutje e tensioneve

Edhe për palën greke ka rëndësi zbutja e tensioneve me shtetin fqinj në Egje dhe hapësirën lindore të Mesdheut. Për herë të parë bisedimet informuese janë temë kësaj here edhe në opinionin grek. Megjithëse mediat nuk janë informuar, se për çfarë do të bisedojnë dy delegacionet e nganjëherë nuk ka as protokoll të bisedimeve, opinioni pret me shumë interes, nëse Greqia do ta bindë Turqinë, që të negociohet vetëm për përkufizimin e kufijve detarë në Egje dhe në pjesën lindore të Mesdheut.

Thjesht edhe një raund tjetër bisedimesh?

Nëse do të jetë kështu, të dyja vendet do të përgatisin një dokument të përbashkët dhe do të dalin para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë (IGH). Nëse jo, atëherë do të ketë një raund të 62-të bisedimesh, një të 63-të, e kështu me radhë.

Sipas Serhat Güvenç, profesor për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Kadir Has të Stambollit mungon tek të dyja palët vullneti politik për të zgjidhur grindjet mes tyre. “Për shkak se problemet e pazgjidhura kanë një mal me pasoja në politikën e brendshme dhe ekonominë, mund të ndryshojë këtë herë qëndrimi politik”, shprehet me tone optimiste Güvenç.

Edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është shprehur me optimizëm para bisedimeve. „Unë e kam inkurajuar gjithmonë presidentin turk, Recep Tayyip Erdoðan të na takojë dhe të bisedojmë për dallimin kryesor në pozicionet tona, pra për përkufizimin e zonave tona detare. Kjo histori ekziston prej disa dekadash, por ne mund ta zgjidhim. Prandaj ka edhe gjykata ndërkombëtare”, është shprehur Mitsotakis në bisedë me revistën Monocle.

Nga viti 1974 të gjitha qeveritë greke thonë, se njohja e zonave detare që Greqia dhe Qiproja i shohin „si zona të tyre ekskluzive ekonomike” janë të vetmet probleme që duhet të zgjidhen me ndihmën e drejtësisë ndërkombëtare. Nëse Turqia kërkon të vendosë tema të tjera në axhendë, si për shembull çmilitarizimin e ishujve në Egjeun lindor, këto kanë qenë për palën greke gjithmonë të papranueshme.

Fajësimet turke

Agjencia turke e lajmeve, Anadolu pret që Turqia të diskutojë për tema të tilla si ujërat territoriale, çmilitarizimin e ishujve, hapësirën kombëtare ajrore të secilit vend, kompetencat në aksionet e shpëtimit dhe kërkimit. Delegacioni turk do të drejtohet nga zëvendësministri i Jashtëm, Sedat Önal, kurse Greqia dërgon sërish ambasadorin e saj me përvojë, Pavlos Apostolidis, i cili ka drejtuar bisedimet nga viti 2010 deri në vitin 2016.

Pala turke fajëson Greqinë, se nuk merr pjesë në procesin e dialogut, në vend të kësaj bën provokime. Ministri Çavusoglu deklaroi, se nëse Greqia do që të mos bashkëpunojë, atëherë Athina do të jetë përgjegjëse për tensione të mundshme mes dy fqinjëve.

Nuk bëhet fjalë vetëm për Athinën apo Ankaranë

Pala greke do të përpiqet shumë, që të mos dalë si fajtorja, nëse bisedimet ndërpriten. Në të njëjtën kohë forcat ushtarake greke do të qëndrojnë në gatishmëri, nëse Turqia i rifillon kërkimet për gaz në afërsi të Kretës, Rodosit apo Kastelorizos. Tensionet në rajon i kanë kushtuar shumë nerva dhe para Greqisë dhe kanë çuar në një program gjigand armatimi, në formë të blerjes së avionëve dhe anijeve luftarake, një program që është luks për një vend që ndodhet në krizë të thellë ekonomike prej dhjetë vjetësh. Por Athina nuk i beson fqinjit në lindje, e krahas bisedimeve kërkon të forcojë kapacitetet kërcënuese.

Çigdem Nas, profesore për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sekretare e përgjithshme e Fondacionit për Zhvillimin Ekonomik në Turqi është e mendimit, se bisedimet nuk janë të rëndësishme vetëm për marrëdhëniet bilaterale, por ato luajnë një rol të rëndësishëm edhe në marrëdhëniet e Turqisë me Bashkimin Europian.

MARRË NGA DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota marrëdhëniet greqi-turqi turqi-greqi ne stamboll marrëdhëniet greqi-turqi turqi-greqi ne stamboll

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën