Sport

Atësia e munguar dhe nuk paguan ushqimet për djalin 18-vjeçar, Samuel Eto’o rrezikon burgun

Sipas mediave spanjolle, kamerunasi akuzohet se nuk ka paguar detyrimet për ushqim që shkojnë rreth 20.000 euro
Featured image of article: Atësia e munguar dhe nuk paguan ushqimet për djalin 18-vjeçar, Samuel Eto’o rrezikon burgun Etienne dhe Samuel Eto'o

SPANJË-Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit, Samuel Eto’o do të përballet sërisht nëpër dyert e gjykatave, për shkak të një procesi për djalin e tij Etienne. Sipas mediave spanjolle, kamerunasi akuzohet se nuk ka paguar detyrimet për ushqim që shkojnë rreth 20.000 euro.

Samuel ka patur një lidhje me të ëmën e djaloshit, Marián Pineda, gjatë qendrimit të tij si lojtar i Mallorca. Gruaja ka rrëfyer se e ka kapur Eto’o me një tjetër e se i biri Etienne ka pësuar “turpërime e mungesën e të atit”.  Etienne i cili ka mbushur 18-vjeç është një futbollist me të rinjtë e Real Oviedo në Spanjë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo është hera e dytë që Eto’o thirret në gjykatë pasi vitin e kaluar doli një tjetër rast atësie të pretenduar nga Erika, një vajzë 20 vjecare që jeton në Madrid. gjykatësi ka vendosur paraprakisht që Eto’o duhet të paguante një cek prej 1.500 euro në muaj. Por duket se lojtari nuk e ka respektuar vendimin.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment