Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Gjendet makina e djegur me tre kallashnikovë brenda (Video)

Burime për Dosja.al shprehen se policia ka gjetur brenda makinës tre armë të tipit kallashnikovë, që mendohet të jenë përdorur për atentatin.
Featured image of article: Atentati në Vlorë/ Gjendet makina e djegur me tre kallashnikovë brenda (Video) Foto nga makina e gjetur

Vlorë-Policia ka gjetur një makinë të djegur që mendohet se u përket autorëve të atentatit që ndodhi ditën e sotme në Vlorë. Makina e shkrumbuar është gjetur në Babicë, rreth 5 km larg vendit të krimit. Burime për Dosja.al shprehen se policia ka gjetur brenda makinës tre armë të tipit kallashnikovë, që mendohet të jenë përdorur për atentatin.

Ditën e sotme, në zonën e njohur si “Uji i ftohtë” në Vlorë, 2 persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është i plagosur rëndë si pasojë e një atentati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burime për Dosja.al, shprehen se shënjestra e atentatit ka qenë 42-vjeçari Armando Sulejmani ndërsa dy viktimat janë Orest Rexho dhe Arian Hasani, përkatësisht kunati dhe shoku i Sulejamanit. (Lexo këtu)

42-vjeçari i njohur si “Çipuri”, shënjetra e atentatit të sotëm, ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, i cili mbeti i plagosur rëndë, më 1 tetor 2017, në rrugën “Transballkanike” në Vlorë. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Shto Koment