Aktualitet

Atentati në Vlorë, biznesmeni ‘kërcënon’ policinë: Nga sot nuk do gjeni qetësi!

Pas atentatit në Vlorë, ka reaguar biznesmeni Vasil Bedinaj, i cili hedh akuza ndaj Policisë. Sipas tij, kjo e fundit është e kapur nga krimi. Ai paralajmëron se policia nuk do të gjejë qetësi nga ky moment.
Featured image of article: Atentati në Vlorë, biznesmeni ‘kërcënon’ policinë: Nga sot nuk do gjeni qetësi! Atentati në Vlorë

Pas atentatit në Vlorë, (Lexo këtu) ka reaguar edhe biznesmeni Vasil Bedinaj, të cilit 3 vite më parë u tentua t’i bëhej atentat me triton në mars të 2016 në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bedinaj akuzon policinë se ka keqorientuar gazetarët të cilët po shkonin në vendin e ngjarjes. Sipas tij keqorientimi është bërë për shkak se policia është e shitur tek krimi.

Ai paralajmëron policinë se nga sot nuk do të ketë gjejë më qetësi, ndërsa u thotë: “Ose bëni punën ose ikni!”.

Më tej ai shkruan: “Ftoj instancat policore te reagojne ne menyre dinjitoze, te zbardhin ngjarjen e rikthejne sigurine te qytetaret”.

Postimi i plotë: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Per Policin e shtetit:

Nga sot nuk do te gjeni me qetësi ose beni punen ose ikni. Vlora nuk do te jetë me hambari ku ju mbushni xhepat dhe mbaroni punet e pista. Mos thoni qe janë shpallur ne kerkim mbasi do tju masakrojne qytetaret. Ata te cilet kanë lidhur jeten me kete qytet dhe ju paguajne, boll duke ndenjur kafeve dhe restoranteve duke harxhuar leket e krimit. Aq te shitur jeni sa dhe gazetaret i drejtuat ne vend tjeter dhe jo ku ndodhi krimi. Keni detyre te parandaloni, filloni te zgjoheni!
Eshte e frikshme qe ne diten e nisjes se sezonit turistik, ne mes te qytetit ne mes te dites te qellohet ne drejtim te lungomares. Aty ku shetisin nena me femije, turist vendas e te huaj.

Ftoj instancat policore te reagojne ne menyre dinjitoze, te zbardhin ngjarjen e rikthejne sigurine te qytetaret.

Postimi i Vasil Bedinajt

Kujtojmë se ditën e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë, u bë një atentat ndaj shtetasit Inez Hajrulla, ku u plagos një kalimtar i rastit. Pas ngjarjes në fjalë në Babicë të Vlorës u gjetën 2 makina të djegura gjenden të cilat dyshohet se iu përkasin autorëve. Shënjestra Inez Hajrulla, ndodhej në një lokal, por iu ka shpëtuar plumbave. Po ashtu në nivelin e dyshimeve flet se atentati i sotëm ka qenë si pasojë e përplasjeve mes dy grupeve kriminale që veprojnë në këtë qytet.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment