Politike

Atentati në Shkozet/ Salianji: Landi Muharremi ndihmoi Ramën në fushatë, na kërcënoi me armë në 2015 (VD)

Salianji vë në dukje se ka denoncuar Landi Muharremin allias “Rrumi”, si një nga autorët e kërcënimit me armë të anëtarëve të degës së PD në Sukth.
Featured image of article: Atentati në Shkozet/ Salianji: Landi Muharremi ndihmoi Ramën në fushatë, na kërcënoi me armë në 2015 (VD) Landi Muharremi, i plagosuri ne atentat dhe Ervin Salianji, ish-deputet i PD
Përditësuar:

TIRANE- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar atentatin e djeshëm në Shkozet, ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, Andi Maloku dhe miku i tij, Aleksandër Laho (Landi Muharremi). Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji vë në dukje se ka denoncuar Landi Muharremin allias “Rrumi”, si një nga autorët e kërcënimit me armë të anëtarëve të degës së PD në Sukth. Salianji thotë se “Rrumi” ka ndihmuar kryeministrin Edi Rama në fushatë, por sqaron se PD do t’i shtypë bandat, sapo të vijë në pushtet.

Reagimi i plotë:

Autoriteti i shtetit ështē vënë përfund nga lidhjet e qeverisë Rama me krimin e organizuar. Nuk ka ngjarje kriminale që mos të ketë të përfshirë individe me rekorde të rënda kriminale dhe mafioze që janë përdorur në fushatë nga Rama. Më kujtohet se si ky “Rrumi” që sot trumbetohet me të madhe nga mediat pranë PS si person me rekorde të tmerrshme jo vetëm që nuk arrestohej por kontrollon zona influence në administrate publike. Parimi ështē i qartë: ndihmo Ramën në fushatë dhe kontrollo më pas administratën publike, asetet, burimet natyrore dhe trajtimin e popullsisë si skllevër. Sot konflikti ështē mes bandave që mbeshtesin Ramën dhe kur qeveria behet palë me njërën tjetra ka guxim dhe të kërkoje eleminim fizik! Në 2015 denoncuam me emër dhe mbiemër “Rrumi” allias Land/Pellumb Muharremi dhe Bert dhe Gezim Hoxha, te tre ne krye te nje strukture kërcenonin me armë mbeshtetës të Partisë Demokratike dhe shkuan deri aty sa kërcenuan me jetē çdo përfaqesues te PD ne komisione duke lene bosh shumicen e komisioneve në ish Bashkinë Sukth! Ne i denoncuam ne fushatë, policia i mori në mbrojtje dhe pavaresisht urdherit te arrestit te leshuar nga prokuroria ata vazhduan te qete fushaten kercenuese! Pas zgjedhjeve si shperblim Bert Hoxha u emerua administrator i Njesise Sukth si shperblim për vjedhjen e votave! Prandaj ështē imediate ndeshkimi i gangestereve me pushtet, se ska asnje rruge tjeter per te shkeputur lidhjet e politikes me krimin! Prandaj gangesteret marrin guximin të ngrenë doren ndaj punonjësve publikë! Ne nuk i harrojmë, me forcën e ligjit do ti shtypim bandat dhe mafian që po i pijnë gjakun Shqipërisë dhe po e bejnë të pabanueshme për qytetarët!

Ja denoncimi qe beri Salianji:

Çfarë ndodhi dje në Shkozet, si u plagos prokurori Arjan Ndoja, miku kriminel dhe shoferi ish-polic

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit pasditen e djeshme në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë. Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba. Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment