Aktualitet

Atentati në Shkozet/ Policia e kërkon me ‘qiri’ në çdo skutë, Juli i Pashakos del LIVE në televizor: Jam sëmurë, goca me psikolog, më çakorduat, unë isha në Turqi (E PLOTE)

Ai u shpreh se nuk ka lidhje me atentatin ndaj prokuroit Ndoja dhe me asnjë nga personat e përfshirë në atentat. Ndër të tjera, kundërshtari i përbetuar i Aldo Bares tregoi se do të vetëdorëzhet në polici pasi kjo ngjarje dhe lajmet në media i kanë çakorduar familjen dhe ia kanë bërë të bijën për psikolog.
Featured image of article: Atentati në Shkozet/ Policia e kërkon me ‘qiri’ në çdo skutë, Juli i Pashakos del LIVE në televizor: Jam sëmurë, goca me psikolog, më çakorduat, unë isha në Turqi (E PLOTE) Juli Pashakos dhe Arjan Ndoja

TIRANË– Julian Sulo i njohur ndryshe si “Juli i Pashakos” që është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit si një nga autorët e atentatit të prokurorit Arjan ndoja ka folur së fundmi për mediat. Teksa RENEA bashkë me Forcat Operacionale ‘s’kanë lënë gur pa lëvizur’ për ta gjetur, Sulo u shfaq në një lidhje telefonike për “ABCNews”.

Ai u shpreh se nuk ka lidhje me atentatin ndaj prokuroit Ndoja dhe me asnjë nga personat e përfshirë në atentat. Ndër të tjera, kundërshtari i përbetuar i Aldo Bares tregoi se do të vetëdorëzhet në polici pasi kjo ngjarje dhe lajmet në media i kanë çakorduar familjen dhe ia kanë bërë të bijën për psikolog.

Në lidhje me vendin se ku ndodhej këto ditë, Sulo tha se ka qenë për vizitë në Turqi se është keq nga mushkëritë.

Nuk e di se sot erdha, kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë, flas me avokatin i thashë pse më kërkojnë dhe foli avokati me shefin e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë. I pyeti pse i keni vajtur kontroll.

Unë s’jam as i kërkuar, nuk di pse më lidhin me ngjarjen, sa erdha në shtëpi nga Turqia në Kosovë nga Kosova në shtëpi. Në datë 1 kam qenë në Kosovë duke ikur për në Turqi. Nuk di pse mi kanë bërë këto gjëra.

Nuk e njoh Redjan Rrajën. Nuk e njoh prokurorin Ndoja. Hera e parë që e dëgjoj .Jo fare as Pëllumb Muharremin. Jam i gatshëm të paraqitem.se po dëgjoj lloj-lloj gjërash. Goca me psikolog me kanë çakorduar familjen. Që nesër në mëngjes jam te dera,”- tha Juli i Pashakos.

Nga ana tjetër pasditen e sotme Forcat Operacionale dhe RENEA kanë zbarkuar për kontrolle në Elbasan, Peqin dhe Rrogozhinë, teksa burime nga Policia e Shtetit i thanë Dosja.al se ajnë vënë në ndjekje të Julian Sulos.

 Julian Sulo, dyshohet se mund të jetë një nga personat kyç të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Ndoja. Gjurmët e tij janë gjetur në makinën e atentatorëve, aty ku u pikasën edhe shenjat e gishtërinjve të Redjan Rrajës, të vetmit të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment