Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit/ Kush është Juli i Pashakos i shpallur në kërkim, kundërshtari i përbetuar i Aldo Bares, aksionet blic në jug të vendit (DETAJET)

Personi tjetër në kërkim nga Policia për atentat ndaj prokurorit Arjan Ndoja, është Julian Sulo, i njohur nga të gjithë si Juli i Pashakos, një persona me precedent penal, kundërshtar i përbetuar e Aldo Bares.
Featured image of article: Atentati ndaj prokurorit/ Kush është Juli i Pashakos i shpallur në kërkim, kundërshtari i përbetuar i Aldo Bares, aksionet blic në jug të vendit (DETAJET) Julian Sulo, Arjan Ndoja dhe Aldo Bare

Tiranë- Për atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja Policia është prej ditësh në aksion për kapjen e  autorëve. Nga ky atentat humbi jetën shoferi i prokurorit Andi Moloku, si edhe u plagosën Arjan Ndoja dhe Landi (Pëllumb) Muharremi, ky i fundit një person me rrezikshmëri të lartë kriminale. I vetmi deri më tani i arrestuar për këtë ngjarje, është Redjan Rraja, nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, i cili u zbulua nga ADN-ja e gjetur në makinë.

Por të tjera detaje kanë dalë nga kjo ngjarje e rëndë. Personi tjetër kyç për këtë ngjarje i shpallur në kërkim është Julian Sulo, i njohur nga të gjithë si Juli i Pashakos. Dyshohet se ai mund të jetë një nga personat e përfshirë në atentat.  Mësohet se Policia po zhvillon një operacion në jug të vendit për të arrestuar Sulon, ku janë angazhuar Policia e Shtetit, Forcat Operacionale të Tiranës, RENEA dhe FNSH.

Kush është Juli i Pashakos?

Julian Sulo njihet ndryshe si Juli Pashakos, i cili është një emër i njohur për policinë e shtetit. “Juli i Pashakos” nga të gjithë njihet si një nga kundërshtarët e betuar të Aldo Bares, pjesëtarit të bandës së Lushnjes.

Ai është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë. Sulo ishte ndër të dyshuarit për atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares, por ai para hetuesve deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë krim. Ndërsa më parë ndaj Sulos është bërë dhe një tentativë për ta vrarë, pasi ai është dhunuar fizikisht me leva, duke pësuar dëmtime të shumta, por autorët e këtij krimi nuk u zbardhën kurrë.

Më 2 tetor të këtij viti iu sekuestrua një pasuri prej 70 mijë € dhe një makinë luksoze.  Sipas policisë dyshohet se kjo pasuri ishte përfituar nga të ardhurat kriminale.

Atentati i 1-nëntorit, si u plagos prokurori me shoferin dhe mikun e tij, Landi Muharremi

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit të shtunën në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku që sot ndërroi jetë dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.

Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në Polici Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët pas dëshmisë janë lënë të lirë.

I vetmi që ndodhet pas hekurave në lidhje me këtë ngjarje është Redjan Rraja, i njohur ndryshe si ‘Dara” i Krujës, që është gjithashtu edhe nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Ai u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi e më pas drejt Italisë dhe u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u braktis i padjegur nga atentatorët në Ishëm.

Vetë Rraja ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe se ka alibi për vendndodhjen e tij në momentin kur është kryer atentati. Megjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin.

Pista kryesore që po hetohet në lidhje me atentatin ndaj Ndoja është ajo e pronave në Gjirin e lalëzit, ku mendohet të ketë pasur interes Rrumi. Kjo indicje erdhi pasi në “ML”-në  e prokurorit Ndoja u gjetën dosjet e vjedhura nga prokuroria një vit më parë, mes tyre edhe ajo e pronave t ëish-gjyqtarit të vrarë Skerdilajt Konomit.

A.M/J.V/Dosja.al 

Shto Koment