Aktualitet

Atentati ndaj Prokurorit Ndoji/ ADN-ja fundos Redjan Rrajën, e bën pjesë të atentatit: Ishte në makinë

Në akt-ekspertimin thuhet se ADN e përftuar në kampionet e marra në tri sende në makinë janë të përputhshme me atë të Redjan Rrajës.
Featured image of article: Atentati ndaj Prokurorit Ndoji/ ADN-ja fundos Redjan Rrajën, e bën pjesë të atentatit: Ishte në makinë Arjan Ndoja, Redjan Rraja

Tiranë– Prokuroria siguron prova të reja për Redjan Rrajën, i arrestuar pas atentatit ndaj makinës së Prokurorit Arjan Ndoji. Refuar burimeve të besueshme nga organi i akuzës, gazetarja Klodiana Lala tha për Balkanweb se Prokuroria ka administruar akt ekspertimin e ADN për Rrajën. Të njëjtat burime thotë se ADN e përftuar në kampionet e marra në tri sende në makinë janë të perputhshme me atë të Redjan Rrajës.

Redjan Rraja, u arrestua si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit , i njohur edhe si “Rrumi” i Shijakut.

Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Ballkanweb

J.V/Dosja.al

Shto Koment