Zgjedhorja/ Alibeaj cakton anëtarët, Balla: Më në fund (Lista për territorialen e Investimet)
Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka përcaktuar sot përbërjen e dy komis...
Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka përcaktuar sot përbërjen e dy komis...
Foto ilustruese PUKË- Një 11-vjeçar është plagosur me armë zjarri, pasditen e sotme në fshatin Dom të njësis...
Evis Kushi, Olta Xhaçka, Belinda Balluku, Niko Peleshi dhe Ulsi Manja TIRANË- Qeveria ka miratuar udhëzimin që detyron administrat&eu...
Plaurent Dervishaj Në dhjetor 2020, Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e sapokrijuar e Shqipërisë, ...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestron pasuritë e Redjan Rrajës e familjarëve të tij. Në njoftimin zyrtar të SPAK thuhet se janë vënë nën sekuestro një apartament në Tiranë, dy njësi tregtare, dy garazhe, dy automjete si edhe shuma prej 2750 euro.
NJOFTIMI I POLICISË:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në parashikimet e Ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ka regjistruar në datën 22.01.2021 procedimin pasuror nr. 2, në ngarkim të pasurive të shtetasit Redjan Rraja dhe familjarëve të tij.
Në funksion të hetimeve të këtij procedimi pasuror janë kryer shumë veprime hetimore dhe në përfundim, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për vendosjen e sekuestros sipas parashikimeve të Ligjit nr.10192 datë 03.12.2009. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 22 datë 23.10.2021 ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë vijon:
Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.
Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.
Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.
Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.
Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.
Një orë dore tip “Roleks”.
Shuma prej 2750 Euro.Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruaradhe Konfiskuara.Hetimet vazhdojnë me qëllim evidentimin e pasurive të tjera që shtetasi R. Rraja dhe persona të tjerë të lidhur mund të kenë në zotërim apo në pronësi.
Redian Rraja ndodhet i arrestuar në paraburgim, si i dyshuari kryesor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoi dhe Aleksander Lahos, i njohur si Rrumi. Në ngjarje mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i prokurorit.
Si ndodhi atentati ndaj prokurorit?
Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë një javë më pas në spitalin e Traumës në Tiranë.
(a.b)/dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
BRITANI- Një adoleshent shqiptar, i cili vrau një të ri në bashkëpunim me 3 persona të tjerë është dënuar me 12 vjet burg në Britani.Sipas BBC, i riu i identifi...
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me rastet e fundit të dhunës ndaj të miturve. Përmes një postimi në profilin e saj në Fa...
SHBA – Derisa vaksinat kundër koronavirusit bëhen gjithnjë e më të prekshme dilemë e shumë prindërve është: a duhet të vaksinohen fëmijët? Përgjigjja supo...
BERAT– Rastet me Covid-19 janë regjistruar në Gjimnazin ‘Babë Dudë Karbunara’ në qendër të qytetit, ku vetëm në 24-orët e fundit kanë rezultuar ‘pozitiv’ ...
TIRANË– Në komisionin e Ligjeve, deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula kërkoi që të mos ndërpritej më nga kryetarja Klotilda Bushka. Ai i bëri ...
KORÇË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës. Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Goskovë...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Tiranë-Elbasan. Dosja.al ndan pamjet e aksidentit i cili fatmirësisht nuk ka lënë asnjë person...
DURRËS – Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar, i cili banonte në Suedi pasi ka tentuar të kalojë ilegalisht, me dokumen...
TIRANË– Policia e Tiranës e ka klasifikuar zhdukjen e Rruzhdi Hoxhës si pengmarrje ose rrëmbim. Me anë të një njoftimi zyrtar, policia bën të ditur s...
TIRANË– Daja i 6-vjeçares së dhunuar nga babai në Kamëz ka qenë sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ku ka rrëfyer të tjera detaje ...