Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Krimet e Rënda e lanë në burg, Redjan Rraja kërkon lirinë me çdo kusht

Pasi Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën "arrest me burg" ditën e djeshme, sot avokati i tij mbrojtës Besnik Çerekja e ka ankimuar vendimin në Apel. 
Featured image of article: Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Krimet e Rënda e lanë në burg, Redjan Rraja kërkon lirinë me çdo kusht Redjan Rraja

TIRANË– I vetmi i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit prokurorit të Durrësit Arjan Ndojës, Redjan Rraja ka kërkuar lirinë. 

Pasi Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën “arrest me burg” ditën e djeshme, sot avokati i tij mbrojtës Besnik Çerekja e ka ankimuar vendimin në Apel. 

34-vjeçari i njohur me pseudonimin “Dara” akuzohet nga prokuroria si një nga atentatorët ndaj prokurorit Arjan Ndoja, i cili mbeti i plagosur në atentatin e 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit. I plagosur gjithashtu mbeti edhe Landi Muharremi, një person me precedentë penalë, ndërsa shoferi i Ndojës, Andi Maloku ndërroi jetë dje në spitalin e Traumës.

Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Rraja u zbulua nga gjurmët e gishtave të gjetura në një prej syzeve që ndodheshin në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm me të cilën po udhëtonin autorët e atentatit.
Vetë Rraja ka deklaruar se po largohej nga Shqipëria drejt Italisë për aryse personale, duke shtruar se nuk kishte lidhje me atentatin. Alibija e tij për akuzat e Prokurorisë është se në momentin që ka ndodhur atentati ka qënë bashkë me të dashurën e tij, modelen e njohur Kejvina Kthellën. 
(k.m/dosja.al)

Shto Koment