Aktualitet

Atentati ndaj Preng Gjinit, Artan Hoxha: Klodi, kanë ardhur vrasës italianë, nuk e kapin dot

 Në momentin që Lala kërkonte llogari, Hoxha that ë mos lodhej kot sepse bëhet fjalë për vrasës të huaj dhe policia shqiptare nuk e kap dot.
Featured image of article: Atentati ndaj Preng Gjinit, Artan Hoxha: Klodi, kanë ardhur vrasës italianë, nuk e kapin dot Preng Gjini dhe Artan Hoxha

TIRANË– Sipas gazetarit Artan Hoxha në atentatin ndaj Preng Gjinit është përdorur një ekzekutor i huaj. I ftuar në “Opinion” përballë ministrit Sandër Lleshaj dhe krah gazetares Klodiana Lala, teksa po diskutonin në lidhje me këtë atentat, Hoxha dha versionin e tij.

 Në momentin që Lala kërkonte llogari, Hoxha tha të mos lodhej kot sepse bëhet fjalë për vrasës të huaj dhe policia shqiptare nuk e kap dot.

Pjesë nga biseda:

Klodiana Lala: Eksplozivi në mes të Tiranës, e ka parë e gjithë bota se ka shpërthyer eksplozivi në mes të Tiranës. Është akt terrorist i pastër.

Artan Hoxha: Klodi kanë ardhur vrasës italianë, nuk e kapin dot.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Klodiana Lala: A nuk ju shqetëson kjo gjë?

Artan Hoxha: Është italian ekzekutori…

Sandër Lleshaj: Definicionet duhet të jenë korrekte. Ai nuk është akt terrorist. Ka një definicion për aktet terroriste.  

Preng Gjini shpëtoi nga vdekja pas atentatit të rëndë që iu bë në mes të Tiranës. Dyshimet u hodhën mbi familjen Reçi, dhe nipi i Kastriotit që u ekzekutua në Rrëshen u vu në pranga për ngjarjen në fjalë por mohoi gjithçka.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment