Aktualitet

Atentati ndaj ish-policit, ekzekutuesit ishin në furgon, i prenë rrugën tek ‘Xhamlliku’ dhe qëlluan 4 herë

Dëshmitarët i kanë treguar policisë se një furgon i bardhë tip ‘Mercedes’, i ka prerë rrugën makinës ku udhëtonte viktima.
Featured image of article: Atentati ndaj ish-policit, ekzekutuesit ishin në furgon, i prenë rrugën tek ‘Xhamlliku’ dhe qëlluan 4 herë Vendi i ngjarjes

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga atentati që ndodhi sonte në orën 22.20 në Kinostudio, ku u vra ish-polici 26-vjeçar Santiago Malko.

Dëshmitarët i kanë treguar policisë se një furgon i bardhë tip ‘Mercedes’, i ka prerë rrugën makinës ku udhëtonte viktima.

Dhe prej aty, kanë dalë autorët që kanë qëlluar mbi të, të cilët besohet se ishin dy.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Furgoni, sipas të dhënave të para, pas atentatit është drejtuar për nga zona e Freskut. Ndërkohë, mësohet se makina e autorëve është gjetur e djegur në fshatin Ferraj.

Një atentat mafioz ka ndodhur sot në mbrëmje në Tiranë. Është ekzekutuar brenda makinës së tij, Santiago Malko, ish-punonjës policie. Malko është qëlluar disa herë në ecje dhe më pas me një plumb në kokë nga afër. Autorët e kanë njdekur për disa qindra metra dhe më pas i kanë prerë rrugën. Pas ngjarjes është gjetur dhe makina e autorëve e djegur në fshatin Ferraj.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment