Politike

Atentati me një viktimë ndaj vëllezërve Bresha në Tepelenë/ Berisha: Konflikti ishte për drogë

Berisha ka denoncuar se ngjarja ndodhi për konfliktet për drogë në Tepelenë.
Featured image of article: Atentati me një viktimë ndaj vëllezërve Bresha në Tepelenë/ Berisha: Konflikti ishte për drogë Viktima Artur Bresha dhe vëllai i tij.

TIRANË- Dy ditë më parë në Tepelenë iu bë, atentat me armë zjarri dy vëllezërve Bresha, ku humbi jetën njëri prej tyre. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është shprehur se kjo ngjarje ndodhi për  shkak të konflikteve për pazare droge.

REAGIMI I PLOTË

Droga dhe Bixhozi ne Tepelene jane sheshit! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb Pershendetje dr ti,me falni per shqetesimin ne kete ore te vone por jam i detyruar tju ve ne dijeni:ne Tepelene gjat nje atentati te bere ndaj dy vellezerve Bresho djemt e tezes se kryetarit te partis Rilindase Dino Selimi si pasoj e plagve te mara njeri prej vellezerve Bresho nuk i ka mundur ti mbijetoj plagve te mara,konfliktie eshte vetem per droge ,qeveria thot drog ska po droga ne Tepelen dhe bixhozi jane rrugve te qytetit. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi dy netë më parë dhe tronditi gjithë qytetin e Tepelenës. Burime për Dosja.al bënë me dije se persona ende të paidentifikuar vranë me armë zjarri Artur Breshën, 47-vjeçarin që punonte si roje në ByPassin e Tepelenës. Më pas, atentatorët morrën makinën e viktimës “Benz 2000”, që u gjet sot e braktisur dhe janë nisur për në banesën e vëllait të 47-vjeçarit, të Artan Breshës. Shumë pranë banesës së këtij të fundit, atentatorët kanë pikasur 43-vjeçarin, i cili po kthehej për në shtëpinë e tij dhe e kanë plagosur me plumb në këmbë.

Viktima Artur Bresha kishte punuar shumicën e jetës si emigrant në Greqi, ndërsa pasi ishte kthyer kishte filluar punë si roje. Ndërsa i vëllai Artur Bresha, në vitin 2011, kohë kur ishte 35-vjeç, është arrestuar teksa ndodhej brenda një furgoni me një ton lëndë narkotike të llojit hashash. Paraprakisht pistat e hetimit janë dy: hasmëri të vjetra që mund të kenë dy vëllezërit dhe prishja e pazareve.

J.V/Dosja.al

Shto Koment