Aktualitet

Atentati me bombë për hakmarrje desh i mori jetën/ Preng Gjini ishte kthyer për një vjetorin e vrasjes së vëllait, por…

Mësohet se “shënjestra” e atentatit ishte kthyer në Shqipëri për 1-vjetorin e vrasjes të të vëllait, Tonin Gjini, i cili u qëllua për vdekje në gusht të vitit të kaluar. Por nderimet për të vëllain për pak sa nuk i kushtuan jetën 50-vjeçarit, i cili ka pësuar dëmtime të mëdha në trup nga shpërthimi i 300 gramë C4.
Featured image of article: Atentati me bombë për hakmarrje desh i mori jetën/ Preng Gjini ishte kthyer për një vjetorin e vrasjes së vëllait, por… Armando Gjini dhe pamje nga atentati

TIRANË– Kur ende nuk janë mbushur 24 orë nga shpërthimi në mes të Tiranës, ku u plagos rëndë Preng Gjini, detaje të reja janë zbuluar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 50-vjeçari kishte shumë pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri pasi bashkë me familjen jetonte në SHBA.

Mësohet se “shënjestra” e atentatit ishte kthyer në Shqipëri për 1-vjetorin e vrasjes të të vëllait, Tonin Gjini, i cili u qëllua për vdekje në gusht të vitit të kaluar. Por nderimet për të vëllain për pak sa nuk i kushtuan jetën 50-vjeçarit, i cili ka pësuar dëmtime të mëdha në trup nga shpërthimi i 300 gramë C4.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbërmjen e djeshme pranë Urës së Nisharakut në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja. Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit. Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment