Aktualitet

Atentati i vrasjes së biznesmenit në Vlorë/ Qyno: Çdo gjë e menduar në mënyrë precize, ja çfarë e shpëtoi pasagjerin e tretë. Pse nuk u dogj makina?

VIDEO
Gazetari Elton Qyno tha se personi i tretë në makinën e viktimës ka shpëtuar nga vdekja e sigurtë prej llojti të makinës.
Featured image of article: Atentati i vrasjes së biznesmenit në Vlorë/ Qyno: Çdo gjë e menduar në mënyrë precize, ja çfarë e shpëtoi pasagjerin e tretë. Pse nuk u dogj makina? Elton Qyno

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka analizuar vrasjen Bledar Birçajt disa ditë më parë në Vlorë. I ftuar në emisionin “Open”, Qyno tha se personi i tretë në makinën e viktimës ka shpëtuar nga vdekja e sigurtë prej llojti të makinës.

Ndërsa më tej, ai ka theksuar se ky është një nga rastet e rralla në vend, ku mjeti i përdorur për krimin nuk është gjetur i djegur pas ngjarjes. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Makina BMW, ngaqë ka koskotën e lartë, e ka ndihmuar pasagjerin të ulet dhe kështu të mos e kapë asnjë plumb.Pasi ka dalë nga makina, ai është përpjekur të nxjerrë pistoletën, por e ka pasur të pamundur përballë 2 automatikëve. Çuditërisht, ajo që e bën më mister, është që nuk kemi as makinën e djegur, ku ka qarkulluar kjo makinë. Janë kontrolluar mbi 30 servise, varreza makinash, as in formacione se ku mund të jetë hedhur apo djegur makina , me të cilën udhëtonin atentatorët,”-tha ai.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment