Rajoni

Atentat me bombë në mes të Podgoricës, vdes ‘i forti’ i Kotorit (Video)

Nikola Çupiç vdiq në vend menjëherë pas shpërthimit të bombës.
Featured image of article: Atentat me bombë në mes të Podgoricës, vdes ‘i forti’ i Kotorit (Video) Makina e shpërthyer në flakë

Një 35-vjeçar ka vdekur si pasojë e një atentati me bombë që ju bë mesditën e sotme. Ngjarja ndodhi në kryeqytetin malazez, Podgoricë. Objektivi ishte pikërisht 35 vjeçari që vdiq. Ai quhet Nikola Çupiç, njihet si ‘i forti’ i Kotorit dhe është një nga personat më të njohur në botën e krimit.

“Vijesti” raporton se menjëherë pas shpërthimit të bombës, makina ka marrë flakë. Çupiç është dënuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, dhe dyshohet se atentati ka lidhje me të shkuarën e tij kriminale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment