Politike

‘Atë s’e përfill njeri!’/ Mediu nuk ia përton, i kundërpërgjigjet Ramës: I marri, merr në gojë gjithë Shqipërinë

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili lëshoi disa batuta ndaj tij.
Featured image of article: ‘Atë s’e përfill njeri!’/ Mediu nuk ia përton, i kundërpërgjigjet Ramës: I marri, merr në gojë gjithë Shqipërinë Fatmir Mediu dhe Edi Rama

TIRANË– Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu i ka kthyer përgjigje batutave që kreu i qeverisë Edi Rama tha ndaj tij gjatë një takimi me qytetarët në Kukës.

Mediu tha se Rama merr në gojë të gjithë Shqipërinë, duke sjellë edhe disa vargje të poetit Dritëro Agolli.

“Rama ky i marrë që merr në gojë gjithë Shqipërinë më paska qarë hallin se kush merret me Fatmir Mediun. Të mos shajë Rama me “diarenë” e tij të përditshme. Po përsëris edhe njëherë nëse Dritëroi do ishte gjalle do ndryshonte poezinë e tij dhe do thoshte: “Në vendin tim në vendin tënd, Rama i çmendur të gjithë po i çmend,”- shkruan Mediu.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama nga Kukësi përmendi edhe ish-deputetin Fatmir Mediun duke u shprehur se atë nuk e njihte dhe nuk e ndiqte më asnjë njeri. (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

Shto Koment