Editorial

Atë që nuk e thotë opozita, o nesër o kurrë!

Pjesëmarrja masive ose jo, është kufiri ndarës mes Edi Ramës dhe opozitës. Edi Rama nuk do të bjerë nesër, por ama shqiptarët e kanë mundësinë që t’ja nisin shembjen e tokës nën këmbë atij që mendon se i ka marrë ata peng.
Featured image of article: Atë që nuk e thotë opozita, o nesër o kurrë!

Ka një mungesë të vogël qartësie rreth protestës së opozitës nesër në 16 Shkurt e cila pak nga pak po fashitet jo si meritë e informacionit që po shpërndan PD, por falë masave që po merr Edi Rama për ta penguar dhe intimiduar protestën.

Turravrapi i Edi Rames drejt Vlorës, bllokimi i qëllimshëm i autostradës Durrës-Tiranë, policia e Sandrit që nuk jep leje edhe pse nuk do ta pyesë njeri janë këto sukseset e para të një demonstrate ende pa nisur.

Reagimet gati në mbështetje të ambasadave në Tiranë ndaj protestës, janë treguesi tjetër që më shumë sesa garanci për opozitën për të marshuar pa frikë, ato janë kambana që Edi Rama po i dëgjon më qartë se çdo kush.

Pjesëmarrja masive ose jo, është kufiri ndarës mes Edi Ramës dhe opozitës.

I pari synon që të ngrejë dronët spiunë për të treguar se shqiptarët nuk e ndjekin opozitën, ndërsa e dyta e di mirë që e kundërta duhet të ndodhë që ajo të shënojë fillimin e fundit të të parit.

Edi Rama nuk do të bjerë nesër, por ama shqiptarët e kanë mundësinë që t’ja nisin shembjen e tokës nën këmbë atij që mendon se i ka marrë ata peng.

Dilni dhe protestoni pa frikë, dhe tregojini Edi Ramës që populli “oh po që ngrihet”, dhe kur kjo ndodh as tajarja e tij nuk e përballon dot…

p.s…o nesër, o kurrë…

Shto Koment