Politike

‘Ata premtuan te populli i tyre, ne jo’, Gent Cakaj tregohet i sinqertë: Zaev iku, mbajti premtimin. Ne s’thamë që negociatat do hapen me patjetër

Cakaj është shprehur se qeveria shqiptare asnjëherë nuk ka thënë që negociatat do të hapen me patjetër.

Tiranë– Gent Cakaj ministri i Jashtëm, në një konferencë për mediet u pyet edhe për dorëheqjen e Zoran Zaev, i cili paralajmëroi për zgjedhje të parakohshme.

I pyetur për këtë çështje, ministri i jashtëm i deleguar, Gent Cakaj lëshoi dhe perlën:  “Në Maqedoninë e Veriut ka pasur zotime se ky proces (hapja e negociatave) do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme, ndërsa Qeveria shqiptare nuk dha garanci për procesin.  Diskutimi për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut është më i hershëm se dje. Nuk mund t’i ndërlidhni proceset. Ky diskutim nuk ka ardhur si pasojë e vendimit të Këshillit”. 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme.  Deklarata e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev vjen një ditë pas dështimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë një ‘PO’, për çeljen e negociatave. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama doli dje në një konferencë nga kryeministria, ku nuk pranoi një opsion të tillë, dhe tha se mocioni i mosbesimit, duhet bërë në Francë tek parlamenti i Macron.

J.V/Dosja.al

 

  • Cakaj: Jemi para të tjerëve, teknikisht procesi ka nisur, ne se meritonim, por ja u shtynë (VD)
  • Shto Koment