Rajoni

“Ata janë kolegët, miqtë,  të afërmit e mi”, Përfaqësuesi i OBSH-së tregon arsyet që çuan në shtimin e rasteve të reja: Mos bëni gabime të tilla

Ditën e sotme Përfaqësuesi i zyrës së OBSH-së në Kosovë, Skënder Syla ka përmendur tre gabime që qytetarët kanë bërë gjatë kësaj kohe pandemie, që kanë çuar edhe në shtimin masiv të rasteve me koronavirus.
Featured image of article: “Ata janë kolegët, miqtë,  të afërmit e mi”, Përfaqësuesi i OBSH-së tregon arsyet që çuan në shtimin e rasteve të reja: Mos bëni gabime të tilla Skender Syla

KOSOVË– Përfaqësuesi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetit në Kosovë, Skënder Syla përmes një postimi në rrjetet sociale ka shpjegon edhe arsyen përse po përhapet me kaq shumë shpejtësi koronavirusi javët e fundit.

Sipas tij kanë ndikuar tre veprime të gabuara të bëra nga njerëzit,  duke shkaktuar shifra të larta të të infektuarëve.

Postimi i Sylës në Facebook.

“Pse po përhapet kaq shpejt Covid-19,përpos tjerash edhe nga neglizhenca dhe perceptimi i gabuar; Ata janë kolegët e mi dhe unë mund të flasë pa maskë. Ata janë miqtë e mi dhe unë mund të flasë pa maskë.  Ata janë të afërmit e mi dhe unë mund të flasë pa maskë. Mos bëni gabime të tilla. Secili potencialisht mund të jetë i infektuar. MBANI MASKË përherë jo për dekor por për të mbuluar gojën dhe hundën. Mbroni veten dhe shoqërinë tuaj.”- ka shkruar Syla.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej më shumë se dy javësh Kosova po për përballet me një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarëve me virus, si edhe pacientë që nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë kësaj lufte të ashpër.

E për këtë arsye edhe qeveria e Kosovës, prej ditësh ka ndërmarrë masa të reja me qëllim frenimin e pandemisë. Qeveria Hoti ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave, pasi në të kundërt qytetarët do të përballen me gjoba.

A.C/Dosja.al

Shto Koment