Kulture

“Ata hyjnë pa trokitur”/ Dedikim për çiftin e aktorëve Pirro dhe Pavlina Mani, tragjikomedia e suksesshme shqiptare futet në skenën e teatrit më të njohur në Kroaci

Me një ndërthurje perfekte të elementëve të absurdit, komedisë me tragjedinë, sarkazmës dhe ironisë,  vepra artistike e shkruar nga Armand Bora dhe me regji të Leonard Hamitajt,  është shfaqur për herë të parë në shtetin kroat.
Featured image of article: “Ata hyjnë pa trokitur”/ Dedikim për çiftin e aktorëve Pirro dhe Pavlina Mani, tragjikomedia e suksesshme shqiptare futet në skenën e teatrit më të njohur në Kroaci

KROACI- “Ata hynë pa trokitur”, është një ndër tragjikomeditë më të sukseshme shqiptare, shfaqja e të cilës është shtrirë edhe jashtë vendit. Kjo tragjikomedi është vënë në skenë në një nga teatrot më të mëdha të Kroacisë me inciativën e  Komunitetit të  arbëreshëve të Kroacisë.

Me një ndërthurje perfekte të elementëve të absurdit, komedisë me tragjedinë, sarkazmës dhe ironisë,  vepra artistike e shkruar nga Armand Bora dhe me regji të Leonard Hamitajt,  është shfaqur për herë të parë në shtetin kroat.

Tragjikomedia është interpretuar nga vetë regjisori që ka rol protagonist dhe aktorja kroate Ana-Marija Burušić.

Marrëdhëniet e vështira bashkëshortore në kohën e regjimit totalitar në Shqipëri, përbëjnë edhe subjektin e veprës.  Një çift, i cili për shkak të sistemit dhe faktit që pritet të internohen, përjetojnë vështirësi në marrëdhënie pavarësisht dashurisë së tyre te madhe për njëri-tjetrin. Absurdi i marrëdhënies së tyre reflektohet në faktin se gjatë gjithë kohës ata kërkojnë të gjejnë shkakun dhe gabimin që është bërë dhe atë kërkojnë ta gjejnë tek njëri-tjetri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vazhdimisht paketojnë rrobat, duke përgatitur t’i marrin me vete në rast internimin e detyruar.  Burri është një artist, muzikant me profesion, një person emocional, i lidhur me gruan e tij nga dashuria sublime dhe mbizotërimi irritues i situatave të vogla të jetës së përditshme që përbëjnë jetën e tyre. Gruaja, megjithëse nuk ka një profesion specifik, simbolizon bukurinë fizike dhe shpirtërore.

Armand Bora ka konfirmuar se drama është frymëzuar nga historia e çiftit të njohur aktorëve Pirro dhe Pavlina Mani, që edhe pse nuk tregon jetën e tyre, është një dedikim për ta.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment