Sport

“Ata donin të na vrisnin”, Perez plas BOMBËN dhe befason për Super League-n: Ekipet nënshkruan kontratën

Presidenti i Real Madrid dhe Super League Perez ka befasuar duke thënë se projekti nuk ka marrë fund akoma dhe se do të punohet ende për ta sjellë në jetë
Featured image of article: “Ata donin të na vrisnin”, Perez plas BOMBËN dhe befason për Super League-n: Ekipet nënshkruan kontratën Florentino Perez

SPANJË-Florentino Perez nuk dorëzohet dhe vazhdon luftën me FIFA-n dhe UEFA-n. Presidenti i Real Madrid dhe Super League Perez ka befasuar duke thënë se projekti nuk ka marrë fund akoma dhe se do të punohet ende për ta sjellë në jetë: “Ata donin të na vrisnin, sikur të kishim hedhur një bombë atomike. Në jetën time nuk kisha parë kaq shumë agresion të njerëzve të cilët nuk duan të humbin privilegjet e tyre “. Mendoj se vetëm një nga 6 ekipet angleze nuk ishin të bindura te ky projekt dhe pastaj u bë ngjitëse për të tjerat, duke shtuar pasigurinë.

Nëse ky projekt nuk funksionon, atëherë do të mundet një tjetër. Mos harroni! Të 12 ekipet kanë nënshkruar një kontratë. Ajo që mund të konfirmoj tani është se Superliga është në pritje. Juventusi dhe Milani nuk kanë dalë ende. Reali, Barcelona, Juventusi dhe Milani po kërkojnë zgjidhje.

Në daljen nga Superliga ai zbulon: “Ne nuk mund të marrim masa ligjore por po, ka një marrëveshje detyruese midis nesh. Ata duan të shohin një Nadal-Federer çdo javë; futbolli është i mbytur nga kriza, ne nuk do të arrijmë në vitin 2024 nëse nuk gjejmë më shumë para. Fubolli duhet të shpëtohet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk ndihem i vetëm unë, kam folur me Angelli tre herë sot. Ka njerëz që besojnë se asgjë nuk ka ndodhur, ka ende njerëz që nuk e besojnë COVID. Lojtarët e Realit kanë ulur pagat e tyre. Që Ramos të rinovojë nuk varet nga ai, por nga situata jonë. Këtë vit kemi futur 300 milionë euro më pak se në sezonet e shkuara”, tha Perez.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment