Bota

 “Ata do të më vrasin”/ Mesazhi që biznesmeni 54-vjeçar i kishte thënë mikut të tij, dy ditë më parë nga ekzekutimi i tij

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e bizesmenit 54-vjeçar në Greqi, i cili u ekzekutua në mes të ditës. Zbulohen bisedat e bizesmenit Dimis Korfiatis me avokatin dhe shokun e tij, i cili mesa duket e ka pritur vrasjen e tij.
Featured image of article:  “Ata do të më vrasin”/ Mesazhi që biznesmeni 54-vjeçar i kishte thënë mikut të tij, dy ditë më parë nga ekzekutimi i tij Dimis Korfiatis

GREQI- Pas ekzekutimit të bizesmenit 54-vjeçar Dimis Korfiatis, i cili u vra në mesditë  në Zakynthos kanë dalë mesazhet që ai i kishte thënë shokut dhe avokatit të tij. Mediat e huaja shkruajnë se policia po shqyrton një video e cila në thelb regjistron rrugën e arratisjes së autorëve.

Një shoku të tij një javë më parë zbuloi se ai e dinte tashmë që ishte bërë një shënjestër. “Ata do të më vrasin “,- i tha ai mikut të tij. E njëjta gjë u deklarua nga avokati i tij Theodoros Mantas.

“Biznesmeni kishte shprehur frikën e tij për familjen e tij. “Që nga dhjetori i vitit 2020, ai kishte dëshmuar para zyrës së prokurorit dhe kishte emëruar ata që morën pjesë në vrasjen e gruas së tij ,”- tha avokati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Autoritetet, spekulojnë se autorët mund të kenë bërë prova pak para se të vrisnin biznesmenin. Policia dëshiron të përdorë materialin në mënyrë që të arrijë gjurmët e autorëve të vrasjes brutale.

Aktualisht policia tani po heton të kaluarën e tij dhe rastet, në të cilat ai ishte i përfshirë indirekt ose direkt. Ndërkohë mësohet se makina e përdorur nga ekzekutorët për vrasjen e biznesmenit në Zakynthos u vodh nga Athina në fund të muajit mars. Autorët dyshohet se përdorën targa false nga një makinë tjetër e të njëjtit lloj, ndërsa kishin të pajisur edhe me një kallashnikov.

Në të njëjtën kohë, me kalimin e orëve, hiqet mundësia që ekzekutorët të jenë larguar nga ishulli .

(f.i/dosja.al)

Shto Koment