Politike

Astrit Avdyli patronazhist? Momenti kur Vangjush Dako e thoshte me gojën e tij: Punon më fort se një militant, merr makinën, hip qytetarët dhe i sjell në qendra votimi

VIDEO
Në një bisedë me gazetarin Denis Minga, Dako, më 7 qershor të vitit 2019, kur doli në përgjime me Avdylin për blerje votash (pjesë e dosjes 339) thoshte se pikërisht ky person ounonte për selinë rozë edhe më shumë se një militant partie.
Featured image of article: Astrit Avdyli patronazhist? Momenti kur Vangjush Dako e thoshte me gojën e tij: Punon më fort se një militant, merr makinën, hip qytetarët dhe i sjell në qendra votimi Vangjush Dako dhe Astrit Avdyli

TIRANË– Tema e patronazhistëve të Partisë Socialiste të cilët ditët e fundit janë bërë tema kryesore e mediave lokale, ka bërë që të kthehemi pas në kohë dhe të rikthejmë në skenë një person jo shumë të zakonshëm që ka pasur këtë rol. Madje, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako e ka pranuar me vetë gojën e tij se një nga patronazhistët e Partisë Socialiste ka qenë edhe Astrit Avdyli.

Në një bisedë me gazetarin Denis Minga, Dako, më 7 qershor të vitit 2019, kur doli në përgjime me Avdylin për blerje votash (pjesë e dosjes 339) thoshte se pikërisht ky person ounonte për selinë rozë edhe më shumë se një militant partie.

Me një siguri të plotë, Dako shtonte se Avdyli është është vetëfutur dhe po punon për fushtën e Partisë Socialiste, dhe se në Shijak e në shumë qytete të vogla, kjo është forma që praktikojnë partitë.

Pjesë nga biseda:

Vangjush Dako: Ndërsa patronazhimi apo census që i themi ne është detyrë e Partisë Socialiste dhe çdo organizatë e saj. Merr listën dhe i çmonton, ky është refugjat, ky me pikëpyetje, ky voton për këtë e për atë.

Denis Minga: Deri këtu është në rregull, por përse duhet ta bëjë Astrit Avdyli këtë?

Vangjush Dako: Ai është vetëfutur dhe po punon për fushtën e Partisë Socialiste, po punon si një militant i thjeshtë, në Shijak dhe në shumë qytete të vogla, kjo është forma. Njerëz që ty nuk ta merr mendja, marrin taksinë, makinën, hipin qytetarët dhe i sjellin tek qendrat e votimit. Punojnë më shumë se një militant i Partisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kush është Astrit Avdyli?

Astrit Avdyli, koka e grupit të Shijakut është i arrestuar që prej 21 tetorit të vitit 2018 dhe pas përgjimeve të dosjes së Shijakut, u bë kryefjala e politikës.  Avdyli ka qenë në listën e top njerëzve më të kërkuar nga drejtësia shqiptare në vitin 2013, pasi rezultonte si i dënuar me 12 vite burg për vrasje. Ai njihet si i “Urti”, pasi në dallim nga të tjerët e grupit, Astriti i zgjidhte punët pa dhunë.

Babai i tre fëmijëve, u përfshi që në vitet ’90 në trafikun e drogës dhe kokainës. Me kalimin e viteve, ai u bë edhe më i fuqishëm, me lidhje të forta, që siç mësohet sot, shkojnë deri tek kupola e shtetit shqiptar. Vëllezërit Avdyli, Shkëlqim, Jasin, Astrit dhe Altin akuzohen për vrasje, prostitucion, trafik droge dhe disa vepra të tjera penale.

Por çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa Taulant Balla tha se PS ka regjistra prej vitesh. Tashmë SPAK ka nisur hetimet.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment