Bota

AstraZeneca merr dritën e gjelbër nga Britania për të vazhduar prodhimin në masë të vaksinave anti-Covid, edhe pse ekspertët janë në mëdyshje me efikasitetin e saj

Sipas mediave të huaja, qeveria i ka kërkuar entit rregullator që të analizoj vaksinën e AstraZenecës dhe Universitetit të Oxford-it, nëse është gati për prodhim të shumtë
Featured image of article: AstraZeneca merr dritën e gjelbër nga Britania për të vazhduar prodhimin në masë të vaksinave anti-Covid, edhe pse ekspertët janë në mëdyshje me efikasitetin e saj AstraZeneca

ANGLI-Qeveria e Anglisë i ka dhënë leje Kompanisë së AstraZeneca që të vazhdoi me prodhimin në mas të vaksinave anti-Covid. Sipas mediave të huaja, qeveria i ka kërkuar entit rregullator që të analizoj vaksinën e AstraZenecës dhe Universitetit të Oxford-it, nëse është gati për prodhim të shumtë.

Kërkesa e Britanisë që AstraZeneca të shtoi prodhimin e dozave të vaksinës ka ardhur në një kohë kur vetë kompania që prodhoi atë është në mëdyshje për efektivitetin e saj. Vetë Kreu i AstraZeneca ditën e djeshme doli në një deklaratë për shtyp ku tha se do të bëjnë edhe një studim tjetër të vaksinës pasi studimi i parë ishte bërë me dozë jo të plotë të vaksinës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri tani Kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë kanë deklaruar se kanë prodhuar disa vaksina anti-Covid me efikasitet të lartë. Vaksinat anti-Covid që janë krijuar kanë efiksasitet nga 92% që është ajo ruse, ndërsa ajo e BioNTech dhe Pfizer ka 95% efikasitet, vaksina e Moderna-s ka 94,5% efikasitet dhe ajo e AstraZenca ka 90% efikasitet.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment