"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet", Gogu-Dogjanit: Mos më dhuno
18 Mars, 14:51
Kundër aktit normat...
Politike
‘Astiri’/ Kryemadhi jep premtimin si nënë: Do të marrin një më një kompensimin për dëmin
12 Nëntor 2019, 14:56Nga DOSJA
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me prishjen e banesave të zonës së Astirit. Me anë të një statusi në Facebook, Kryemadhi shkruan se dhuna e ushtruar ndaj banorëve të Astirit ishte antinjerëzore dhe pa dallim gjinie e moshe.
Kryemadhi tha se edhe Reforma në Drejtësi është një mashtrim, pasi sipas saj drejtësia i duhej kryeministrit Rama për të mbrojtur krimet dhe korrupsionin.
“Në solidaritet të plotë me banorët e Unazës së Re, ju jap fjalën e zemrës me gjithë dashurinë e nënës, por edhe si Kryetare e LSI-së, se do të marrin një më një të gjithë kompensimin për dëmin e shkaktuar dhe se Edi Rama dhe e gjithë banda e tij do të përgjigjen para drejtësisë së ligjit!,”-shkruan ndër të tjera Kryemadhi.
DEKLARATA E PLOTË:
Dhuna shtetërore e ushtruar sot në mëngjes me të gjithë barbarinë antinjerëzore e në tejkalim të plotë të kompetencave të ligjit ndaj banorëve të Unazës së Re, është dëshmia e radhës së pushtetit të Edi Ramës në ortakëri me krimin dhe korrupsionin, është prova e qartë se makineria qeverisëse është vënë në shërbim të klaneve kriminale, për interes të të cilave nuk kursen as dhunën ndaj qytetarëve, ndaj grave e fëmijëve të pa mbrojtur, ndaj të moshuarve dhe gjithë të tjerëve pa dallim.
Është gjithashtu edhe treguesi më i qartë se e gjithë retorika e tij për “Drejtësinë e Re” është një mashtrim, pasi drejtësia atij i duhet për të mbrojtur krimet dhe korrupsionin, ndërsa për qytetarët e pa mbrojtur dhe në nevojë ka zgjedhur dhunën dhe paligjshmërinë.
Po ndërkaq, skena e krimit, e ideuar dhe urdhëruar nga Edi Rama, parathotë fundin e tij të pashmangshëm, që do të jetë i njëjtë me fundin që meritojnë të gjithë ata që i kundërvihen popullit të tyre, të gjithë ata që u shërbejnë interesave të krimit në dëm të interesave kombëtare.
Dhimbja dhe lotët e nënave dhe fëmijëve që mbetën pa shtëpi dhe e baballarëve të dhunuar në sy të fëmijëve, për të ushqyer metastazat kanceroze të korrupsionit dhe krimit të maxhorancës së votave të vjedhura nga bandat e krimit, do të bëhen shumë shpejt, mallkimi dhe ndëshkimi mbi Edi Ramën dhe bandën e tij të pushtetit!
Në solidaritet të plotë me banorët e Unazës së Re, ju jap fjalën e zemrës me gjithë dashurinë e nënës, por edhe si Kryetare e LSI-së, se do të marrin një më një të gjithë kompensimin për dëmin e shkaktuar dhe se Edi Rama dhe e gjithë banda e tij do të përgjigjen para drejtësisë së ligjit!
Banorët e Astirit pritën jashtë banesavetë tyre, të mbuluar me batanije, pasi ishin njoftuar se IKMT-ja do ët zbarkonte në Astir në orët e para të mëngjesit, për t’ju prishur banesat.
Orët kaluan, banorët e kësaj zone bënë rezistencë aq sa mundën ndaj autoriteteve por që ajo që ra në sy ishte mungesa e opozitës krah tyre, gjë që vetë Partia Demokratike ua kishte premtuar. Kjo mungesë që ra në sy u pasqyrua nga të gjitha mediat, që sot Paloka i quan bastarde.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- E ngarkuara me punë e SHBA-së, Leyla Mosses Ones, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ambasadori Gjerman në Tiranë, Peter Zingraf dhe ai...
TIRANË– Ish-kryetari i grupit pralamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas përplasjeve që banorët e Astirit patën me efektivët gjatë aksionit të dit...
SHKODËR- Voltana Ademi, e cila është e vetmja kryebashkiake në detyrë edhe pasi i ka mbaruar mandati 4 vjeçar, ka sqaruar publikisht pozicionin e sa...
TIRANË- 7 orë pas përplasjeve që shoqëruan nisjen e prishjes së objekteve te Unaza e Re, kryedemokrati Lulzim Basha zgjodhi të dilte nga spitali i Traumës,...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha firmosi një marrëveshje me banorët e zonës së “Astirit” (Klikoni këtu për ta lexuar), me anë të së cilës u ...
Tiranë- Albana Vokshi, nga spitali i Traumës, aty ku shkoi për të vizituar të lënduarit nga përplasjet tek Astiri u shpreh se askush nuk jep informacion për n...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka qenë në humor sot në takimin e zhvilluar me qytetarët për bashkëqeverisjen. Një nga rastet ishte edhe ai i kursantit të policis...
TIRANË– Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu ka deklaruar se opozita ka qenë në krahun e banorëve të Astrit, por sipas tij nuk mund të merrte armët ndaj dh...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama dha lajmin sot në takimin e Bashkëqeverisjes se nga 1 janari do të nisë puna për të kthyer online shumë shërbime, përfshirë këtu e...
TIRANË– Dosja.al ju sjell më poshtë momentin kur ish-deputetja Orila Pampuri deklaroi se banori i Astirit ka vdekur dhe gjendet në morg. Ajo tha edhe emrin...