Bota

‘Associated Press’ zbulon dokumentin SEKRET: OBSH është e pafajshme për pandeminë e COVID-19, Kina s’u dha informacione

"Associated Press”  tregon se OBSH është e pafajshme për pandeminë pasi Organizata ia ka kërkuar me këmbëngulje Kinës të dhëna për pandeminë por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Pekini.
Featured image of article: ‘Associated Press’ zbulon dokumentin SEKRET: OBSH është e pafajshme për pandeminë e COVID-19, Kina s’u dha informacione Tedros Adhanom Ghebreyesus

SHBA– Agjensia ” Associated Press” ka kryer një hetim në lidhje me koronavirusin që tashmë ka mbërthyer botën. Së fundmi është diskutuar se OBSH dhe Kina po mbajnë të dhëna të fshehta për Covid-19. Ndërkohë “Associated Press”  tregon se OBSH është e pafajshme për pandeminë pasi Organizata ia ka kërkuar me këmbëngulje Kinës të dhëna për pandeminë por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Pekini.

Një hetim i AP në dokumentet e fshehta të OBSH-së (Organizata Botërore e Shëndetit) për regjistrimet e takimeve konfidenciale të drejtuesve të saj, duket se shkarkojnë nga përgjegjësia Tedros Adhanom Ghebreyesus, ish-ministrin e shëndetësisë të Etiopisë, i cili sot mban postin ‘menaxher i përgjithshëm i OBSH’.

Donald Trump, ka akuzuar  Tedros se po bashkëpunonte me Kinën duke vendosur si ‘dënim’ shkurtimin e fondeve amerikane për Organizatën (450 milion dollarë) në mes të pandemisë.

Në 5 janar të vitit 2020, pasi u mbështet në fjalët e Pekinit zyrtar, OBSH deklaroi se nuk ekzistonte rreziku i  transmetimit nga njeriu tek njeriu dhe për këtë arsye nuk i mori masat kufizuese për udhëtarët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por realiteti ishte krejt ndryshe: koronavirusi u përhap me shpejtësi të madhe. Ndoshta Tedros dhe bashkëpunëtorët e tij kishin dyshime të forta, por ata nuk dinin se si të vepronin. Hetimi i ‘AP’ përqendrohet pikërisht në këtë pikë: OKB dhe agjensitë e saj nuk kishin fuqi të mjaftueshme për të kërkuar informacionin e nevojshëm nga Kina.

Tedros shpresonte të kishte një kopje të gjenomit, në mënyrë që të paralajmëronte të tjerët për një rrezik të mundshëm. Por sipas hetimit të AP, vonesat dhe paaftësia krijoi probleme për OBSH. 

Burimi:CNBC

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment